Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prindër, rrini të qetë! Fëmijët që luajnë “online” kanë rezultate më të mira në shkollë

Prindër, rrini të qetë! Fëmijët që luajnë “online” kanë rezultate më të mira në shkollë
August 09
11:56 2016

Shumica e prindërve janë të shqetësuar nga impakti që lojërat “online” kanë në performancën akademike të fëmijëve të tyre. Por studiuesit e universitetit RMIT në Melburn kanë dalë në përfundimin se studentët që luajnë lojëra “online” çdo ditë kanë nota më të mira në provime.

Studentët që luajnë rregullisht kanë një performancë më të mirë prej 15 pikësh në matematikë dhe 17 pikësh në shkencat e tjera. Këta studiues besojnë se lojërat i zhvillojnë studentët në inteligjencën praktike dhe i ndihmojnë të vënë në punë dijet që marrin në shkolla.

“Kur luan lojëra “online” zakonisht je duke zgjidhur një “puzzle” që kërkon inteligjencë praktike për të kaluar nga një nivel në një tjetër dhe kjo ndihmon shumë në shkollë”, – ka thënë drejtuesi i projektit, Albert Posso.

Në përfundim të këtij studimi sugjerohet që mësuesit në shkolla të mendojnë të bëjnë pjesë të klasave të tyre edhe lojërat “online”.

Megjithatë, sigurisht që kërkohet një bilanc për sa i përket orarit që fëmijët kalojnë duke luajtur dhe llojit të lojërave që ata zgjedhin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje