Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Postojnë foto si modelë në Instagram, merren masa radikale kundër çiftit iranian

May 18
10:49 2016

“Xhihab” është termi konkret që përdoret në Iran për mbulimin e femrave myslimane. Thënë këtë, Irani nuk i lejon femrat iraniane të mos e veshin xhihab-in dhe nëse një femër kapet prej autoriteteve policore pa xhihab mund të arrestohet. Për këtë arsye, autoritetet iraniane, me urdhër të presidentit iranian, Hassan Rouhani, morën përsipër një operacion të quajtur “Spider”, i cili u nis përpara dy vitesh dhe kishte për synim të monitoronte rrjetet sociale në rast se femrat iraniane pozonin nëpër fotografi pa veshur xhihab.

Si çdo çift modelësh, një çift iranian Elnaz Golrokh dhe Hamid Fadaei, shpërndanin foto të tyre, nga evente ku merrnin pjesë.  Sigurisht që modelja nuk mbante të veshur një xhihab, ndaj sipas autoriteteve iraniane, ky çift përdorte një mënyrë “anti-islamike” të të veshurit, kështu që u detyruan t’i largojnë nga vendi. Çifti fluturoi drejt Dubait, ku bën tanimë të njëjtën jetë që bënte paraprakisht në Iran, përpara se shteti atje t’i targetonte si “anti-islamikë” dhe të padenjë për të jetuar në aty.

Duhet thënë se shteti iranian është duke i imponuar gjerësisht këto “vlera” pasi për çiftin e folur më sipër, u mbajt edhe një gjyq publik për shkak të dëshirës së informimit të publikut për të mos u  përsëritur raste të tilla. Ajo çka bëri çudi në këtë gjyq ishte prania e një modeleje, Elham Arab, e cila dikur i ka pasur flokët bionde dhe bënte një jetë të ekspozuar, por është brune dhe mban xhihab. Përpara kamerave dhe publikut në gjyq ajo u shpreh: “Jam e sigurt që të gjithë njerëzit janë të interesuar për të admiruar të bukurën dhe të bëhen të famshëm. Por përpara se të dëshirojnë këtë ata duhet të marrin parasysh se çfarë do të humbin. Ndoshta ato mendojnë se nuk do të humbin shumë, por një modele do të humbë nderin dhe xhihab-in, bëjini llogaritë vetë…”

Po në këtë gjyq u bë me dije se operacioni i policisë për identifikimin e postimeve anti-islamike në rrjete sociale do të vazhdojë dhe se iranianët duhet të bëjnë kujdes për faktin se janë duke u influencuar së tepërmi nga mënyra e jetesës e vendeve perëndimore, që sipas tyre, nuk është e përshtatshme.

Etiketimet
Shperndaje