Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përgatituni të qani me gjyshin më kreativ në botë! Shihni ç’ka bërë pas vdekjes së gruas së tij…

May 30
16:52 2016

Një fotograf kinez ka shpërndarë një seri fotosh që janë vërtet emocionuese. Në to shfaqet një burrë i moshuar, 99 vjeç, para dhe pas vdekjes së gruas së tij.

Ky është vërtet gjyshi i fotografit, ndaj dhe ai ka marrë përsipër ta krijojë këtë seri si dhuratë për gjyshërit e tij, por mesa duket ky projekt ka rezultuar aq i bukur dhe prekës saqë mori përmasa më të mëdha menjëherë pas publikimit.

Çifti i të moshuarve kishte 60 vite martesë bashkë dhe fotografitë e të dyve janë shkrepur në vitin 2012, ndërsa fotot që tregojnë gjyshin tashmë vetëm janë shkrepur në fillim të 2016-s.

E moshuara vdiq si pasojë e Alzhaimerit dhe arriti një pikë ku nuk mbante mend asgjë dhe askënd. Frymëzues është fakti se ajo asnjëherë nuk harroi dhe as ngatërroi emrin e bashkëshortit të saj prej 60 vitesh. Më 20 maj, kur festohet edhe Dita e Shën Valentinit sipas kalendarit kinez, nipi i tyre vendosi të shkrepte disa foto të rutinës së tyre, por që tregojnë qartazi raportin e tyre të mrekullueshëm.

Fotografitë që tregojnë gjyshin e vetëm u shkrepën sërish më 20 maj. “Vdekja ndërpret kohën, por jo dashurinë…”, – ka qenë mesazhi i gjyshit simpatik nëpërmjet këtij seti prekës dhe frymëzues njëkohësisht.

Shperndaje