Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përdor foshnjën 4 muajshe për të goditur të dashurin, arrest me burg për 18-vjeçaren

Përdor foshnjën 4 muajshe për të goditur të dashurin, arrest me burg për 18-vjeçaren
July 08
11:10 2016

Një grua në Florida ka përdorur beben 4 muajshe si një “shkop” për të goditur të dashurin e saj. Tayana Allen, 18 vjeçe, e ka goditur dhjetëra herë me duar në fytyrë të dashurin e saj 19-vjeçar përpara se të humbë gjakftohtësinë dhe të përdorë fëmijën e saj si një objekt. Pas këtij akti, vogëlushi ka përfunduar në dysheme.

Në momentin që i dashuri ka tentuar të ngrejë fëmijën në krahë, Tayana ka shkrepur fotografi për t’i dëshmuar policisë së ishte ai që e vrau fëmijën. Ndërkohë nga hetuesit e policisë bëhet me dije se foshnja ishte mbuluar me gjak në pjesën e ballit.

Menjëherë Tayana Allen është arrestuar dhe është duke u mbajtur në burgun e Volusia-s. Pritet që ajo të marrë dënimin “arrest me burg”, ndërkohë që fëmija do t’u dërgohet përgjegjësve të përkujdesjes sociale për fëmijët.

Shperndaje