Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasi të lexoni këtë, marrëdhënia juaj me celularin do të ndryshojë përgjithmonë

Pasi të lexoni këtë, marrëdhënia juaj me celularin do të ndryshojë përgjithmonë
July 28
11:38 2016

Është më e lehtë nga sa  mendoni, mjafton të keni vëmendje të plotë dhe të jeni tërësisht të qetë teksa lexoni thënien që do të vijojë më poshtë. Raporti i njerëzve me celularin po bëhet gati-gati i çmendur. Fiksimi dhe varësia që kemi ndaj tij është në fakt duke shkatërruar disa elemente sociale dhe emocionale, që janë shumë domethënëse për jetën tonë.

Sa herë të shikoni se jeni duke harxhuar shumë kohë me celularin në dorë kujtoni gjërat e tjera të rëndësishme të cilave nuk po u kushtoni vëmendjen e duhur, pa kuptuar se koha ikën shpejt.

“Kur arrihet fundi i jetës, të gjithë pendohemi për faktin se nuk kemi kaluar mjaftueshëm kohë me familjen dhe ata që duam më shumë. Ndërkohë që qëndroni në celular kujtoni se jeni duke rriskuar një kohë tepër të vyer të cilën do të dëshironit ta kthenit pas më vonë. Fëmijët që rriten shpejt, prindërit që po plaken, partnerët që kërkojnë prezencën tuaj dhe dashuri, si dhe raste të tjera që ju i humbisni vetëm sepse jeni duke qëndruar përpara ekranit të celularit…”.

Tani që po e lexoni këtë, vraponi dhe përqafoni dikë që doni, mundësisht pa celular në dorë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje