Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pamje të trishta! Ja si torturohen kafshët në Shqipëri

March 30
14:40 2016

Prej kohësh është ndaluar gjuetia, por mesa duket në Shqipëri e kanë të vështirë ta pranojnë këtë ligj. Fatkeqësisht nuk kanë mbaruar vrasjet e paligjshme të kafshëve të egra. Gjuetarët synojnë ende vrasjen e kafshëve të egra pa marrë parasysh se  nga ky fenomen ato janë drejt zhdukjes.

Në kufijtë e Parkut Kombëtar të Llogarasë janë shkrepur disa foto tronditëse të një baldose të varur. Sërish kemi të bëjmë me vrasjen e një lloji të rrallë për Shqipërinë, i klasifikuar si “i kërcënuar” në listën e faunës të kuqe. Baldosa është zënë në kurth dhe është vrarë me sende të forta në kokë.  Kafshët e egra në vendin tonë, përveç gjuetisë së paligjshme me armë zjarri, torturohen dhe vriten edhe nëpërmjet kurtheve të ndryshme.

Veprimet barbare kundër kafshëve dëmtojnë imazhin turistik të zonës, duke zhgënjyer thellë turistë të ndryshëm, një pjesë e të cilëve kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, në shenjë nderimi për vendosjen e moratoriumit të gjuetisë, i cili ka mbaruar disa ditë më parë.

Edhe pse ligji jo gjithmonë zbatohet nga gjuetarët, gjuetia vazhdon të jetë e ndaluar, të paktën deri në hapjen e sezonit.

Etiketimet
Shperndaje