Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nusja ndalon ceremoninë e dasmës për një akt të pazakontë

June 28
11:39 2016

...

Christina Torino Benton është një grua 30-vjeçare, e cila ka pasur gjithnjë ëndërr një ceremoni të bukur dasme në Kishën Katolike. Mirëpo, duke qenë se është edhe nënë e dy fëmijëve, ajo e ka shtyrë ditën e saj të madhe vazhdimisht. Me këmbënguljen e bashkëshortit të saj, ata vendosën që, edhe pse vajza e vogël është vetëm 9 muaj, ta organizojnë dasmën e tyre.

Megjithatë, duke qenë se Gemma, vogëlushja 9 muajshe, ka tekat e saj nuk kishte mundur të flinte asnjë çast natën para dasmës, çka ia shtoi edhe më shumë stresin Christina-s. Për fat të keq, edhe temperaturat ishin shumë të larta, rreth 40 gradë Celsius çka nuk e favorizonte qetësinë e bebes së vogël.

Ajo çka ka habitur të gjithë të pranishmit është se në mes të betimeve, kur prifti po mbante fjalën e tij, me të dëgjuar të qarën e vogëlushes së saj, Christina ka vrapuar drejt saj duke e ushqyer me qumësht gjiri ndërkohë që merrte edhe pjesë në ceremoni. Për të pranishmit kjo ka qenë diçka tejet emocionuese dhe shumë prej tyre janë parë të prekur.

Fotografia e shkrepur e këtij momenti bëri menjëherë xhiron e internetit, ku sigurisht kishte edhe nga ata që nuk e pëlqyen këtë veprim të nuses. Megjithatë, shumica e kanë shpërndarë fotografinë duke mbështetur Christina-n për kurajën dhe për mesazhin e bukur të mëmësisë.

Komento
Shperndaje