Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëna zbulon tumorin e së bijës 5 muajshe teksa i ndërronte pelenat

June 03
17:00 2016

...

...
Picture 1 of 3

Një nënë ka zbuluar se vajza e saj kishte tumor ndërkohë që i ndërronte rrobat. Vajza e Aba Wabnig, Viktoria, ishte e sëmurë, por doktorët  i kishin thënë që nuk ishte asgjë  për t’u shqetësuar pasi bëhej fjalë vetëm për një virus. Kështu e dërguan Viktorian në shtëpi, por në fund doli se ajo vuante nga kanceri. E ëma rrëfen se zbuloi një tumor në formën e një veze të vogël në trupin e vajzës së saj 5 muajshe ndërkohë që po i ndërronte pelenat.

“Unë u ndjeva shumë e frikësuar dhe menjëherë mendimi i parë që më erdhi ishte: Jo, kjo nuk duhej të ishte këtu! Kishte përmasën e një veze. Doktori gjithnjë e kishte ekzaminuar kur fëmija ishte ulur dhe vetëm kur ishte në pozicionin shtrirë mund të dallohej kokrra. Fillimisht u dyshua për një infeksion urinar por realisht ishte diçka tjetër. Unë bëra atë që çdo prind do të bënte, mendova më të keqen, e cila më pas u konfirmua. Ajo ishte një masë e cila ishte rritur që nga momenti që ajo kishte qenë në barkun tim”.

Mjekët i bënë biopsinë dhe  zbuluan se masa ishte kanceroze, kështu që Viktoria iu nënshtrua tre raundeve të kimioterapisë. “Do e mbaj mend datën e diagnozës, 24 qershor 2010, gjatë gjithë jetës sime. Ajo ishte shumë e sëmurë, por fatmirësisht çdo gjë mori për mirë. Tani është 6 vjeçe. Ne po mbledhim para në ndihmë të familjeve dhe fëmijëve që mund të gjenden si në rastin tonë”,- tha Aba.

Komento
Shperndaje