Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Modelja bëhet nënë surrogato për miken e saj, një e papritur ndodh gjatë shtatzënisë

May 16
14:09 2016

Dy bebet binjake të Lauren, të lindur nga Rosie

Dy bebet binjake të Lauren, të lindur nga Rosie
Picture 1 of 3

Lauren Lichtnauer dhe bashkëshorti i saj, Myron, kishin provuar më shumë se 21 herë, me anë të mjekimeve të ndryshme, që të mund të lindnin një fëmijë. Por pasi kishin pritur për shumë gjatë, shoqja e ngushtë e Lauren, e cila quhet Rosie Luik dhe është modele e njëkohësisht mama e katër fëmijëve, vendosi të ndihmonte miken e saj duke u bërë nënë sorrogato.

“Ishte thjesht një moment kur e vendosa. Unë do të mbaj beben e Lauren në bark! E dija që isha e mirë në këtë gjë sepse kisha lindur më parë tre fëmijë të shëndetshëm dhe nuk kisha pasur asnjë komplikacion. Duhej ta ndihmoja patjetër miken time”, – është shprehur Rosie.

Rosie nisi trajtimin mjekësor dhe kujdesin për bebet binjake të Lauren. Por e papritura ndodhi pikërisht në momentin që Rosie ishte në javët e fundit përpara lindjes së dy binjakëve: Lauren ngeli shtatzënë. “Fillova të qaja pafund dhe i kërkova Rosie-t të mos mërzitej dhe të mos më urrente për atë lajm që do t’i jepja. Kur i thashë se isha shtatzënë, ajo nisi të qante, po ashtu si unë”,– tha Lauren.

Pas lindjes së binjakëve, Rosie tregoi se dëshironte që ata ta thërrisnin edhe atë “mama”, duke qenë se ajo u kujdes për ta muaj të tërë. Të dyja shoqet treguan se kjo histori, sa e habitshme aq edhe interesante, ka forcuar marrëdhënien e tyre dhe tanimë që fëmijët po rriten ato ndihen sikur të jenë pjesë e një familjeje të vetme.

 

Komento