Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mënyra e re se si polica kap shpërndarësit e drogës do t’ju habisë të gjithëve

Mënyra e re se si polica kap shpërndarësit e drogës do t’ju habisë të gjithëve
May 11
19:13 2016

 

Nëse keni menduar ndonjëherë të shisni diçka të paligjshme, si p.sh. drogë, në rrjetin social Instagram, policët do të mund t’ju gjejnë duke përdorur robotët! Po, po, robotët.

Policia e Nju Jorkut është duke punuar për të gjetur një zgjidhje të saktë për të kapur çdo rast të dyshimtë të transportimit, shitjes apo blerjes së drogës nëpërmjet Instagram-it.

Mund të duket pak si një ndërhyrje “alla Big Brother” e policisë në jetët private të gjithsecilit, por gjithsesi duhet të konsiderohet edhe si një sensibilizim ndaj gjërave që duhet apo jo të shpërndajmë në rrjetet sociale (edhe kur ndonjëherë bëhet me shaka apo lojë mes miqsh).

Është vënë re se në disa raste disa shpërndarës droge përdorin hashtag-un #weed4Sale (hashash në shitje). Por ajo çka ka zbuluar policia është se një numër i konsiderueshëm i këtyre postimeve nuk ishin as shaka dhe as lojëra midis adoleshentëve, por kanë rezultuar të vërteta.

Ekspertët e policisë, nisur nga këto gjetje, e kanë marrë seriozisht ndjekjen e rasteve duke krijuar një robot të veçantë kompjuterik që të mund të dallojë shpërndarësit e vërtetë që përdorin si vend komunikimi Instagram-in.

Komento
Etiketimet
Shperndaje