Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mentor Kikia: “Me Artur Zhejin do të përballem në gjyq për shpifje”

Mentor Kikia: “Me Artur Zhejin do të përballem në gjyq për shpifje”
June 03
13:09 2016

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Opinion”, është folur jo vetëm për çështjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Rroshit (që ishte edhe tema e ditës), por është komentuar edhe për një skandal seksual të supozuar e të folur gjerësisht edhe nëpër portale, të një ministri të qeverisë “Rama”, i cili është filmuar teksa kryente marrëdhënie seksuale me një tranvestit. Ka qenë Artur Zheji ai që e ka konfirmuar këtë thashethemnajë duke thënë se videoja ekziston, sepse këtë informacion ai e ka marrë nga gazetari Mentor Kikia, i cili, sipas tij, i ka dërguar Zhejit disa sekuenca të videos. Zheji gjithashtu ka theksuar se kjo video ka dalë në “ankand” dhe po përdoren shifra të frikshme edhe nga personat që disponojnë videon, por edhe nga personat që gjenden në video për të mos u publikuar kjo e fundit në media.

 Pas këtij komenti të Zhejit, reagimi i Mentor Kikisë nuk ka qenë ashtu siç pritej. Në profilin e tij në Facebook, ky i fundit ka ndarë një status me të gjithë ndjekësit e tij duke sqaruar se e gjitha ka qenë një shpikje e Zhejit, pasi Mentor Kikia nuk disponon asnjë video të këtij lloji, si dhe nuk ka asnjë kontakt me Artur Zhejin pasi kanë vite që nuk flasin.

“Unë dua të saktësoj publikisht se deklarata e tij lidhur me foto dhe “frame”-t e videos që i kam dërguar unë është një shpifje e ndyrë, pa asnjë bazë dhe tërësisht halucinante. Unë nuk kam parë e nuk kam pasur asnjë fotografi, asnjë “frame” videoje dhe asnjë video me të tillë përmbajtje. Dhe nëse do ta kisha dhe do të mendoja se përbënte lajm, nuk do t’ia jepja Zhejit për ta hedhur në një blog që ai paska hapur për të bërë gazetari tani në pleqëri, por do ta përdorja vetë si gazetar”, – ka thënë ndër të tjera Kikia.

Në fund ai e ka mbyllur deklaratën e tij duke thënë se me Artur Zhejin do të takohet në gjykatë, pasi nuk mund të lejojë që këto shpifje të mbeten pa u trajtuar juridikisht.

 

Më poshtë lexoni të gjithë deklaratën e Mentor Kikisë:

Mentor Kikia - Facebook

Mentor Kikia - Facebook
Picture 1 of 2

Komento
Shperndaje