Mendoni se nuset e veçanta janë ato me fustan të bardhë? Shihni këto nuse tradicionale…
Zakonisht në kulturat e vendeve perëndimore, nuset veshin fustan të bardhë në ditën e tyre të dasmës. Perëndimi ka pasur një ndikim mjaft të madh në të gjithë botën pasi tani fustani i bardhë është kthyer në një ritual të zakonshëm. Mirëpo, në disa vende të botës ruhen ende traditat e dikurshme dhe nuset vishen sipas traditave të vendit të tyre dhe jo me fustan të bardhë.
Këto nuse janë vërtet të veçanta dhe duken mjaft bukur. Ato jo vetëm e përjetojnë ditën e tyre të rëndësishme pa fustanin e bardhë, por edhe bëjnë të njohur kulturën e traditën e vendit të tyre. Nëse jeni duke planifikuar të martoheni dhe doni të dukeni ndryshe dhe origjinale, provoni të konsideroni një veshje tradicionale.
Nëpërmjet galerisë, ju tregojmë veshjet e nuseve në 15 vende të ndryshme! /Blitz.al