Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mendoni se jeni më të ndjeshëm se sa duhet? Shkenca e ka një përgjigje se pse ju ndodh kjo…

Mendoni se jeni më të ndjeshëm se sa duhet? Shkenca e ka një përgjigje se pse ju ndodh kjo…
July 11
16:33 2016

E gjeni shpesh veten të mbuluar nga lotët edhe atëherë kur nuk keni ndonjë arsye të fortë? Ju ndodh të qani për diçka që nuk ju prek juve drejtpërdrejt? Mos u mërzisni, nuk jeni të vetmit. Ju ndodh të shpërtheni në lot edhe kur shikoni diçka që ju duket shumë e bukur? Aq më mirë, nuk jeni aspak vetëm! Sipas studimit të psikologes Alnis Morissette, ju jeni njësoj me 10% të njerëzve në botë që keni stimujt e empatisë më të ndjeshëm sesa të tjerët.

Të qenit empatikë do të thotë se ju menjëherë e vendosni veten në vendin e të tjerëve dhe rrjedhimisht ndiheni njësoj me atë që po përjeton një gëzim apo trishtim të thellë.

Ajo çka ju duhet të bëni është të mos ndiheni keq për këtë fakt, përkundrazi ta konsideroni si një veçanti të cilën mund ta përdorni në favorin tuaj. Sa më tepër të njihni të tjerët, aq më e lehtë është për ju të bashkëpunoni me ta. Empatikët, edhe pse shumë herë mërzisin veten, thuhet të jenë shefat më të mirë në botë.

Komento
Shperndaje