Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meksikë, pastori abuzon me 8-vjeçaren në këmbim të 2 arkave me birrë

Meksikë, pastori abuzon me 8-vjeçaren në këmbim të 2 arkave me birrë
October 09
11:00 2016

Një pastor është akuzuar për përdhunimin e një vajze 8 vjeç, në këmbim të 2 arkave me birrë për babanë e vajzës, në një fshat të largët të Meksikës.

Ish-kleriku 55-vjeçar u arrestua në fshatin Santiago Quetzalapa, rreth 300 milje larg Mexico City-t, që nuk zotëron qasje në rrugë apo sinjal telefonik.

Ishin ankesat e familjarëve dhe e grupeve të të drejtave të njeriut ato që shtynë ndalimin e ish-klerikut.

Zona në të cilën ka ndodhur ngjarja njihet si një vend i largët ku shpesh komunitetet drejtohen prej rregullave të vjetra e traditave, ndryshe nga ligjet e Meksikës.

Helder Palacios, redaktor i site-t Ruta 135, i cili raportoi ngjarjen, shprehet:
“Ka çështje për të cilat nuk nxirret një fajtor, nuk bëhet investigim apo nuk jepet asnjë lloj dënimi”.

Ndërkohë, Graciela Zabaleta, drejtuese e Shoqatës për të Drejtat e Njeriut “Mahatma Gandhi”, thotë se ka pasur raste edhe të shitjes së vajzave të vogla për një copë tokë, për para apo edhe për një gomar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje