Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lufta në Siri: 5 vite uri, horror dhe vuajtje!

Lufta në Siri: 5 vite uri, horror dhe vuajtje!
March 16
16:26 2016

Një panoramë e përgjithshme e luftës.

Dr. Mohamed Katoub ka mbaruar shkollën për stomatolog, por teksa të papriturat e shëmtuara u bënë pjesë e vendit ku ai jetonte, u detyrua të drejtonte një spital të tërë në mes të një lufte.

Në këto 5 vite luftë në Siri, Katoub u ka mbijetuar goditjeve me zjarr, ka punuar në mungesë elektriciteti për muaj me radhë dhe ka krijuar skuta të nëndheshme nëpër shkolla dhe spitale për të mbrojtur fëmijët sirianë nga bombat dhe goditjet e tjera.

Por, siç thotë edhe ai, pjesa më e vështirë për t’u përballuar ishte uria.

“Çdo ditë më duhej të kujdesesha për fëmijë që rrezikonin të binin në koma nga mungesa e ushqimit. Çfarë mund t’i thuash nënës  së një fëmije të paushqyer kur ajo është gjithashtu ka uri?”- tha Katoub për gazetën NBC.

Sipas tij, 170 njerëz kanë vdekur nga uria në zonën e tij të banimit, ku nevojat më bazike shiheshin si luks.

Sipas raportimeve amerikane, 13.5 milionë njerëz janë në nevoja urgjente ushqimi dhe strehimi, 400 000 të tjerë janë nën rrezikun e ISIS-it dhe të paktën 250 000 kanë vdekur.

Si arritëm këtu?

Dita e djeshme shënoi vitin e pestë që prej fillimit të demonstratave të para antiqeveritare, që në fakt ishin të ngjashme me trazirat që po ndodhnin në Egjipt, Tunizi dhe Libi. Ja cilat janë fazat në të cilat kaloi kjo luftë…

Të vrasësh një popull, të djegësh një shtet.

Picture 1 of 3

Shteti drejtoi zjarr ndaj protestuesve dhe masakroi liderët e lëvizjes anti-qeveritare. Këto forca, tashmë të revoltuara ndaj Assad-it, krijuan grupe militantësh ku u bënë pjesë jo vetëm luftëtarë islamikë, por edhe intelektualë opozitarë. Në këtë moment, lufta kishte filluar. Në muajt në vijim, konflikti mori përmasa të gjera me përfshirjen e Amerikës, Rusisë, Turqisë, Arabisë Saudite dhe çfarë është edhe më e keqja, një grup brutal xhihadistësh, që e quan veten ISIS. Dukej sikur çdokush e kishte një motiv për të bërë luftë në Siri dhe, siç ndodh zakonisht, i pari u rrëzua populli i pafajshëm sirian. Sot vendi është në kaos total. Një pamje që të ngjason me një konflikt më të gjerë sesa thjesht luftë civile. Forcat e shtetit sirian e kanë kapluar vendin nga perëndimi, ndërkohë që forcat opozitare kanë marrë pjesën tjetër. Forcat kurde kanë një pjesë të veriut dhe ISIS ka mbuluar lindjen. Gjithë bukuritë, ndërtesat antike dhe historia e vjetër e Sirisë janë shembur. Mund të nuhasësh erë vjekjeje kudo që shkel.

 

Komento
Shperndaje