Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Londra ndalon reklamat me rroba banje

Londra ndalon reklamat me rroba banje
June 13
19:30 2016

Muajin e ardhshëm, sipas kryebashkiakut të Londrës Sadiq Khan, do të ndalohen të gjitha reklamat që nxjerrin në pah trupin, në të gjitha rrjetet e transportit në Londër. Në bashkëpunim me “TfL” (Transporti për Londrën), nuk do të ketë reklama në stacionet e autobusëve, tramvajve, madje as në rrugë. Ky veprim vjen pasi më shumë se 70.000 njerëz kanë nënshkruar një peticion për të hequr reklamën e proteinave, e cila paraqiste një vajzë në plazh me shkrimin: “A jeni gati për plazh?”. Sipas tyre, kjo reklamë nuk duhet të vendoset në rrjetet e transportit sepse mund të ndikojnë te vajzat që udhëtojnë me makinë. Duke parë femrat me trupin perfekt në këto reklama gjendja e tyre emocionale mund të rëndohet dhe kështu reklamat mund të bëhen shkak i aksidenteve.

“Si babai i dy vajzave adoleshente unë jam shumë i shqetësuar në lidhje me këto lloj reklamash, të cilat i bëjnë femrat të kenë turp nga trupi i tyre. Askush nuk duhet të ndihet në presion teksa udhëton dhe me heqjen e këtyre reklamave  kërkoj t’i jap një mesazh të qartë  industrisë  së reklamës “TfL” për të zgjedhur reklamat e duhura në rrjetet e transportit”, – ka thënë Khan.

Etiketimet
Shperndaje