Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ligjërisht, kjo është mosha e lejuar për të lënë një fëmijë vetëm në shtëpi…

Ligjërisht, kjo është mosha e lejuar për të lënë një fëmijë vetëm në shtëpi…
August 09
12:44 2016

Zakonisht, gjatë periudhës së verës, fëmijët rrinë më tepër vetëm në shtëpi (pa prezencën e prindërve apo të të rriturve) pasi shkolla ka mbaruar ndërkohë që prindërit vazhdojnë aktivitetin e tyre në punë.

Një vit më parë, në këtë periudhë, policia amerikane ka treguar se ata merrnin më shumë se 453 telefonata në ditë nga fëmijë të cilët kishin ndonjë problem në shtëpi sepse ishin vetëm.

Atëherë, cila është mosha e lejueshme, sipas ligjit, që fëmijët të rrinë vetëm në shtëpi?

Përgjigjja është: Asnjë moshë! Sipas ligjit, për aq kohë sa fëmijët tuaj janë të mitur, ata duhet të shoqërohen nga një i rritur edhe kur qëndrojnë në shtëpi.

Megjithatë, studiues të kësaj çështjeje thonë se kjo varet nga karakteri i fëmijës tuaj, ndaj dhe mosha ndryshon nga një fëmijë te tjetri, por kjo është një zgjedhje që në fund të ditës u takon prindërve, duke qenë se kryesisht pasojat mbeten tek ata nëse diçka nuk shkon siç duhet. Në rast se një incident i ndodh fëmijës duke qenë vetëm në shtëpi, policia ka të drejtë të vendosë gjobë ose të arrestojë prindërit, në varësi të incidentit.

Më poshtë keni disa këshilla nga organizata e Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve:

  • Bebet dhe fëmijët në moshë të vogël nuk duhet të lihen asnjëherë vetëm në shtëpi.
  • Fëmijët nën moshën 12-vjeçare nuk kanë maturinë e duhur për të qëndruar vetëm në shtëpi.
  • Fëmijët nën moshës 16-vjeçare nuk duhen lënë vetëm në shtëpi gjatë natës.
  • Nëse fëmija nën 18 vjeç vuan nga ndonjë frikë apo fobi nuk duhet të lihet vetëm në shtëpi.

/Blitz.al/

Shperndaje