Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ligj i ri për punonjësit mbipeshë: Mund të hedhin në gjyq ata që i etiketojnë si “të shëndoshë”

Ligj i ri për punonjësit mbipeshë: Mund të hedhin në gjyq ata që i etiketojnë si “të shëndoshë”
April 25
15:48 2016

Punonjësit mbipeshë do të kenë mundësi të hedhin në gjyq kolegët apo shefat nëse ata thonë diçka në lidhje me peshën e tyre. Philip Rostand, një jurist amerikan i cili ka qenë edhe iniciatori i këtij ligji, ka thënë se edhe ofendimet për shkak të mbipeshës duhet të konsiderohen formë diskriminimi, siç janë në të vërtetë.

Njerëzit e shëndoshë paguhen më pak sesa kolegët e tyre me peshë normale dhe nuk janë ende të mbrojtur nga akti i barazisë. Momentalisht, është e palejueshme me ligj të përdorësh ndonjë formë diskriminimi për sa i përket racës, gjinisë apo prirjes seksuale, por jo sa i përket peshës.

Por me aktin e rinovuar për barazinë, nuk do të lejohet të ketë asnjë shprehje diskriminuese për personat mbipeshë, në të kundërt gjykata do të vendosë për një penalizim njësoj si për ofendimin ndaj një homoseksuali apo një anëtari të një minoriteti të ndryshëm etnik.

Pritet që ky ligj të shqyrtohet edhe me gjerë dhe të bëhet pjesë e kodit të punës për të gjitha shtetet ku obeziteti është shfaqur si problem jo vetëm shëndetësor, por edhe social.

Komento
Etiketimet
Shperndaje