Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Letër të dashurës së bashkëshortit: Më dhe goditje pas goditjesh, por nuk ndiej urrejtje!

Letër të dashurës së bashkëshortit: Më dhe goditje pas goditjesh, por nuk ndiej urrejtje!
July 15
13:59 2016

Carlie Maree, një shkrimtare nga lugina Yarra, zbuloi se bashkëshorti i saj e kishte tradhtuar. Ajo mori një email me detaje marramendëse në punë nga ish-e dashura e të shoqit, e cila donte të hakmerrej pasi mashkulli e kishte braktisur. Një vit më vonë ajo i shkroi një letër kësaj gruaje, e cila ishte shkaku i përfundimit të martesës së saj duke u shprehur se tanimë nuk është e mbushur me urrejtje.

“22 maj 2015 është një datë që nuk do e harroj kurrë”,- është shprehur Maree, 31 vjeç, për “Daily Mail”.

“Ne filluam të dilnim bashkë në 2005-n dhe u martuam në vitin 2011. Në vitin 2013-n lindi vajza jonë dhe e zbulova tradhtinë e tim shoqi kur ime bijë ishte vetëm 2 vjeçe. Kështu i shkrova këtë letër asaj gruaje,  e cila më ndryshoi plotësisht jetën”.

“Para një viti ti më dërgove një email që ndikoi në jetën e shumë njerëzve, timen, bashkëshortit tim, vajzës, prindërve dhe miqve tanë. Niveli i detajeve që përshkrove ishte formuluar në një mënyrë të atillë që të shkaktonte dhimbje. Ti e dije se çfarë i dhemb një gruaje,  aq sa të arrijë në atë pikë sa t’i japë fund martesës, kështu që ti e mundësove këtë, me goditje pas goditjesh.  Ndonjëherë pyes veten se mos ndoshta ai po kërkonte atë çfarë kishte humbur tek unë. Unë kam qenë dikur një bionde e veshur me një fund të shkurtër në banak në barin e tij të preferuar. Dhjetë vite më vonë unë isha një nënë me pantallonat e jogas, me qese poshtë syve duke qenë se kisha qenë tërë natën zgjuar me fëmijën e sëmurë. Ai supozohej të dashuronte këtë version timin”.

Në momentin kur Maree zbuloi tradhtinë ajo ishte thjesht një nënë shtëpiake që e kalonte kohën duke u kujdesur për fëmijën. Ndërkohë që ajo po përpiqej të ecte në jetë, Maree i shpenzoi ditët duke shkruar në një blog, duke përgatitur CV të panumërta dhe duke kaluar një ditë në javë në zyrë.

“Burri im ishte larg gjatë gjithë kohës për shkak të punës”,- është shprehur ajo. “Pavarësisht kësaj, unë nuk ndiej urrejtje”.

Komento
Shperndaje