Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Leksioni i ndarjes Jolie-Pitt: Një martesë përfundon kur prindërit dështojnë në misionin e prindërimit!

Leksioni i ndarjes Jolie-Pitt: Një martesë përfundon kur prindërit dështojnë në misionin e prindërimit!
September 22
15:04 2016

(Një shkrim nga psikologia Darby Fox)

Angelina Jolie, në dosjen që ka hapur për divorcin nga bashkëshorti i saj Brad Pitt, kryesisht ka thënë se arsyeja kryesore se pse ata duhet të divorcohen është mënyra e prindërimit të Brad-it.

Nga eksperienca ime e gjatë si psikologe dhe terapiste e familjeve të ndryshme mund të them se mënyra e prindërimit është një pikë kyçe që një çift të qëndrojë gjatë bashkë. Nëse këto mënyra prindërimi janë tejet të ndryshme, atëherë, herët apo vonë, çifti ka premisë të ndahet.

Sipas raportimit të TMZ-së, Jolie ishte shumë e mërzitur për arsyen se Pitt është konsumator i alkoolit dhe lëndëve narkotike, duke u kthyer kështu në një model të keq për 6 fëmijët e tyre.

Sigurisht, nëse këto pretendime të Jolie janë të vërteta, atëherë patjetër që ndarja mbetet opsioni i vetëm. Gjithashtu, çifte si Jolie-Pitt kanë axhendë shumë të ngjeshur, si takime pune, udhëtime në vende të tjera të botës, veprime që nuk janë tregues që prindërimi ka filluar të ketë probleme dhe fëmijët mund të ndikohen lehtësisht nga këto.

Një marrëdhënie mund të funksionojë vetëm nëse prindërit kanë të njëjtat rregulla dhe parime mbi prindërimin. Fëmijët konfuzohen kur përballë kanë dy modele të ndryshme prindërish dhe është shumë e vështirë për ta të jenë të qetë e të lumtur duke jetuar në mes të një lëmshi. Mënyrat e ndryshme të prindërimit kanë pasoja jo vetëm te fëmijët, por edhe te vetë çifti sepse mes tyre nis një “garë” dhe një betejë për të influencuar modelin e vet, duke e parë njëri-tjetrin si armikun e fëmijëve dhe jo si personin me të cilin/ën ke vendosur të kalosh jetën dhe të rrisësh siç duhet fëmijët.

Në rastin e Jolie dhe Pitt, familja e tyre jo vetëm që do të duhet të kalojë një kohë për të kapërcyer divorcin, por duhet edhe të qartësohet nga “lëmshi” që është krijuar nga mënyrat e ndryshme të prindërimit dhe sigurisht, si shpeshherë, ky mision i vështirë bie mbi shpatullat e fëmijëve. /Blitz.al/

Shperndaje