Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kush i shikon fotografitë nudo që ju dërgoni nëpërmjet internetit?

Kush i shikon fotografitë nudo që ju dërgoni nëpërmjet internetit?
September 01
14:23 2016

Pas hyrjes së internetit dhe rrjeteve sociale në jetët tona, ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore edhe seksualiteti dhe mënyra se si ne e trajtojmë atë. Sigurisht rrjetet sociale e kanë lehtësuar komunikimin midis njerëzve, por sërish nuk është vendi më i mirë për të shpërndarë çaste nga privatësia juaj, aq më keq nëse këto çaste janë tejet intime.

“Sexting (dërgimi i fotografive nudo nëpërmjet dy personave) është një mënyrë e re eksplorimi midis çiftit, por gjithsesi pas çdo fotografie nudo që ju dërgoni fshihet një pikëpyetje e madhe lidhur me privatësinë”,  – thotë eksperti Alejandro Lopez.

Problemi kryesor qëndron në faktin se shpesh këto fotografi tejet intime përfundojnë në duar të gabuara. Por si ndodh kjo? Në momentin që ju dërgoni diçka nëpërmjet rrjeteve sociale, edhe në mesazh privat, duhet të kryqëzoni gishtat që ndonjë “maniak interneti” të mos i kthejë mesazhet apo fotografitë tuaja në virale duke i përhapur kudo.

Duhet të keni parasysh se në momentin që dërgoni një fotografi intime, atë nuk e shikoni vetëm ju dhe personi që ia keni dërguar, por edhe disa agjenci specifike përgjimi të licencuara nga qeveritë përkatëse. Por sërish kjo ndodh në rastin më të mirë sepse në rastin më të keq, janë edhe hakerat ata që kanë mundësi të jenë pjesë e bisedës tuaj.

Kështu që, përpara se të praktikoni “sexting” dhe të ndani një pjesë të intimitetit tuaj në rrjete sociale, kini kujdes për personat që mund të kenë akses mbi këto fotografi apo mesazhe. Sigurisht, është me rëndësi të veçantë që ju të keni besim absolut fillimisht te personi që i adresoni këto fotografi apo mesazhe intime, më pas në përmbajtjen e tyre dhe deri në zgjedhjen e urës së duhur të komunikimit. Evitoni rrjetet sociale dhe mos dërgoni fotografi të cilat kanë përmbajtje të fortë erotike pasi ato mund të kthehen në shkak që të tjerë t’ju shantazhojnë apo t’ju prishin imazhin. /Blitz.al/

Shperndaje