Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Koha apo paraja – çfarë e bën njeriun më të lumtur?

Koha apo paraja – çfarë e bën njeriun më të lumtur?
June 12
12:14 2016

Sipas një studimi të publikuar në fletoren e Shkencave të Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale, thuhet se njerëzit që do të dëshironin të kishin me tepër kohë janë më të lumtur sesa ata që do të donin më tepër para.

Sipas vëzhgimeve dhe eksperimenteve që kanë përfshirë më shumë se 4500 njerëz, studiuesit kanë dalë në përfundimin se afërsisht 2/3 e të gjithë personave që janë përgjigjur kanë rrëfyer se do të dëshironin të kishin më tepër para sesa kohë. Por 1/3 e mbetur, që kanë kërkuar më tepër kohë sesa para, kanë qenë më të lumtur.

Studiuesit për një kohë të gjatë e kanë ditur se të pasurit më shumë para është e lidhur me faktin se më shumë kënaqësi merr nga jeta. Por një studiues i famshëm, Daniel Kahneman në 2010-n, publikoi gjetjet e tij ku theksohej fakti se edhe pse njerëzit priren të mendojnë se do të jenë më të lumtur nëse kanë të paktën 75 mijë dollarë të ardhura në vit ata sërish nuk do të ishin të lumtur as në këtë pikë.

Duke marrë parasysh këto rezultate nga 2010-a, grupi studimor i kohës dhe parasë, vuri re gjithashtu diçka interesante për sa u përket ndryshimeve midis atyre që preferojnë kohën dhe atyre që preferojnë paranë. Sipas tyre, individët që kërkonin më tepër kohë, ishin më të vjetër në moshë, ata kishin fëmijë dhe ishin të martuar. Gjithashtu ata kishin më tepër të ardhura vjetore sesa grupi tjetër dhe kishin më pak kohë për t’u marrë me aktivitete të tjera përveç punës.

Mirëpo, pyetja ende qëndron: Meqenëse njerëzit që duan më shumë kohë, kanë edhe të ardhura më të shumta, ndoshta kjo është edhe arsyeja se pse kërkojnë kohën, meqenëse paranë tanimë e kanë? Drejtuesi i studimit, Hal Hershifeld tregoi se studimi nuk të lejon të kthesh siç duhet këtë përgjigje, megjithatë çfarë mund të rrëfejë me siguri është fakti se personat që duan më shumë kohë e kanë arritur apo jo kënaqësinë ndaj të ardhurave materiale, janë më të lumtur dhe më të kënaqur me jetën e tyre sesa personat që duan më tepër para.

Komento
Shperndaje