Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kleriku nga Gana: “Tërmetet shkaktohen kur çiftet gay kryejnë marrëdhënie seksuale”

Kleriku nga Gana: “Tërmetet shkaktohen kur çiftet gay kryejnë marrëdhënie seksuale”
May 28
13:34 2016

Mallam Abass Mahmud, një besimtar i komunitetit Muslim Zongo, i është bashkuar listës së mendimtarëve radikalë që besojnë se fatkeqësitë natyrore vijnë si pasojë e marrëdhënieve seksuale të çifteve gay.

Në një intervistë për një televizion kombëtar ai ka thënë: “Allahu mërzitet kur dy meshkuj kryejnë marrëdhënie seksuale dhe revolta e tij shfaqet me anë të fenomeneve natyrore, si tërmetet”.

Homoseksualiteti është ende ilegal në Gana, ku nëse persona me prirje seksuale ndaj të njëjtit seks kapen prej autoriteteve përkatëse, ata mund të dënohen me 2-3 vite burg.

Fatkeqësisht, Mahmud-i nuk është personi i parë që ua hedh fajin homoseksualëve për të tilla fenomene natyrore. Në 2011-n, një klerike amerikane, Cindy Jackobs, ka akuzuar çiftet gay për zhdukjen e disa lloje të shpendëve si dhe për uraganin.

 

Shperndaje