Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo nuse e re që martohet ka zgjedhur dy të ftuarat më speciale në botë për ta shoqëruar në altar

July 16
13:00 2016

Jemi mësuar që në ceremoninë martesore zakonisht janë vajzat e vogla të fisit ato që shoqërojnë nusen duke mbajtur shporta me petale lulesh në dorë. Ato duken aq bukur me fustanet e vogla të bardha dhe shportat që mbajnë në duar, që janë edhe më të mëdha sesa ato. Mund t’i imagjinoni që tani me mijëra fotografi të tilla që qarkullojnë kur bëhet fjalë për ceremoni martesore. Por duke dashur të dalin kundër rrymës, një çift i ri, Josh dhe Maggie Wakefield, kanë krijuar një situatë vërtet të këndshme duke marrë dy gjyshet e tyre për të hedhur petalet nga shporta.

Gjyshet e tyre, përkatësisht 74 dhe 75 vjeçe, janë entuziazmuar shumë kur kanë marrë ftesën nga çifti. Maggie ka treguar se gjyshet e tyre kanë një vlerë të veçantë sepse ato i kanë rritur ndaj dhe kjo ka qenë një mënyrë për t’u kthyer atyre sadopak dashurinë që kanë dhuruar për gjithë këto kohë.

Sigurisht, ky lajm i bukur është shpërndarë në rrjete sociale dhe nuk kanë qenë të pakta vajzat që kanë thënë se do bëjnë të njëjtën gjë në dasmat e tyre. Pse jo, gjyshet shoqëruese janë mjaft “trendy”!

Shperndaje