Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo ide brilante e një pronari kafeneje po bën xhiron e internetit

Kjo ide brilante e një pronari kafeneje po bën xhiron e internetit
July 14
16:00 2016

Nëse gjithkush do të krijonte një lidhje midis biznesit, fitimit vetjak dhe përfitimit të komunitetit, bota do të ishte me siguri një vend më i mirë për të jetuar. Gjithsesi, jo të gjithë pronarët e bizneseve mendojnë gjatë për të mirën e përbashkët apo për mekanizmat që mund të ndihmonin njerëzit të edukohen dhe emancipohen.

Në këtë moment, më shumë se çdo  herë tjetër, po vihet re në botë një indiferencë e qenies njerëzore kundrejt njëri- tjetrit. Vëmë re më pak sjellje të edukuara dhe më pak fjalë të bukura, gjë që ka ftohur marrëdhëniet ndërmjet njerëzve.

Mirëpo, një drejtues kafeneje ka gjetur një zgjidhje shumë të veçantë për të ndihmuar, qoftë edhe pak. Në një tabelë jashtë kafenesë ai ka shkruar: “Një kafe të vogël – 5 dollarë”; “Një kafe të vogël, të lutem – 3 dollarë”; “Përshëndetje! Do të doja një kafe të vogël, të lutem – 1.75 dollarë”.

Kjo foto ka bërë xhiron e internet dhe ka marrë shumë pëlqime. Sigurisht ka pasur edhe nga ata komentues të cilët me humor janë shprehur: “Mund të marr një kafe falas nëse komplimentoj me një fjali të gjatë?”

Capture

Komento
Shperndaje