Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo grua e ka lajmëruar ndarjen nga bashkëshorti duke bërë diçka tejet origjinale

June 12
13:39 2016

Zakonisht jemi mësuar që rrjetet sociale të na mbushen plot me fotografi të rregulluara dhe me plot filtra, sidomos kur bëhet fjalë për foto në çift. Të gjithë i lakmojmë ato albumet në Facebook ku mikeshat tona kanë një shërbim të tërë fotografik gjatë propozimit, fejesës, martesës e kështu me radhë.

Po sikur në mënyrë të njëjtë të dokumentonim edhe divorcin?

24-vjeçarja Caherine Meisenburg sapo është divorcuar. Ajo është dashuruar me ish-bashkëshortin e saj që prej moshës 14-vjeçare por ai e tradhtoi ndaj ajo i dha fund martesës. “Ne jemi dashuruar në fëmijëri, por ai më gënjente. M’u desh shumë kohë ta lija pas këtë histori, e mbajta përbrenda për 3 vite dhe më pas kërkova divorcin”,- është shprehur ajo.

Pikërisht në këtë moment të vështirë të jetës së saj, ajo shikonte se rrjetet sociale vazhdonin të pasuroheshin me foto të çifteve të lumtura. Ndaj, 24-vjeçarja la një takim me fotografen Angela Josephine për të kryer një shërbim fotografik me temë divorcin. Të gjitha këto fotografi ajo i vendosi në një album të posaçëm në Facebook që mblodhi më shumë se 15 mijë “like” (pëlqime).

Catherine tregoi se kurrë nuk e kishte menduar këtë reagim, por tani që e pa, ndihet shumë më e çliruar dhe e ka kaluar më shpejt nga sa mendonte dhimbjen e divorcit. Ajo ua këshillon të njëjtën eksperiencë edhe vajzave të tjera. “Do të dukeni të çmendura, sigurisht, por është shumë më relaksuese sesa të qarit në shtëpi duke dëgjuar muzikë melankolike. Besoni ke vetja”, – ka thënë së fundi Catherine.

Shperndaje