Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo është dashuria! Këta gjyshër festojnë 63-vjetorin e martesës në mënyrën më romantike

July 29
13:51 2016

Wanda dhe Joe Johnson kanë qëndruar pranë njëri tjetrit për më shumë se 65 vite por përsa i përket përvjetorëve të martesës ato shënojnë 63. Dashuri si ajo e atyre nuk ndodh shpesh, ndaj mbesa e këtyre gjyshërve, Shalyn Nelson e cila është edhe fotografe ka vendosur që nëpërmjet aparatit fotografik të shkrepi këto çaste që vijnë vetëm një herë në jetë.

Të dy gjyshërit janë tanimë ne të 80-tat e tyre por fatmirësisht ata nuk vuajnë nga sëmundje të moshës, (epo, dashuria shëron!). Këtë shërbim fotografik Shalyn vendosi ta bëjë publike me të gjithë duke përdorur rrjetet sociale dhe ka premtuar se kjo është vetëm një pjesë e librit që ajo do të shkruajë për dashurinë e gjyshërve të saj.

Ndërkohë që gjyshërit simpatikë kanë pozuar për aparatin, gjatë gjithë kohës, siç tregon mbesa e tyre ata nuk ngurronin ti shprehnin dashurinë njëri tjetrit, edhe sot pas kaq shumë vitesh.

Ndodh që kur njerëzit të thonë “Do të dashuroj përjetësisht…”, ta thonë me bindje dhe ta kenë me të vërtetë. Këta gjyshër të mrekullueshëm e kanë vërtetuar këtë. /Blitz.al/

Shperndaje