Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo është arsyeja se pse nuk pëlqeni askënd tjetër kur keni rënë në dashuri

Kjo është arsyeja se pse nuk pëlqeni askënd tjetër kur keni rënë në dashuri
June 10
19:32 2016

Sapo keni rënë në dashuri me një person dhe ndiheni totalisht e fiksuar pas saj/tij. Çuditërisht, edhe pse jeni në një vend pune apo lokal që është mbushur plot me njerëz të paraqitshëm, tërheqës e me plot sharm, ju sërish nuk mendoni se ata janë të pëlqyeshëm dhe vazhdoni të mendoni se sa më e/i bukur është personi që ju dashuroni.

Një studim i ri nga një grup i Universitetit të Nju Jorkut së bashku me disa studentë të “Rutgers”, kanë dalë në përfundimin se në momentin që dashuroni dikë, krijoni një sferë të padukshme mbrojtëse duke zhvlerësuar në subkoshiencë çdo person tjetër tërheqës.

Kjo ndodh më së shumti se ju nuk doni të tradhtoni personin që dashuroni, ndaj dhe e rregulloni mendjen tuaj në atë mënyrë që t’i shikoni personat tërheqës si thjesht interesantë. Sigurisht që ky rregullim që ju i bëni trurit ka të bëjë edhe me sesa i/e lumtur ndiheni në marrëdhënien tuaj.

Pikërisht në këtë moment, gjërat komplikohen paksa.

Kur filloni të ndiheni i pakënaqur apo i papërmbushur me personin që keni në krahë, kjo sferë mbrojtëse fillon të zbehet. Çuditërisht ju do të vini re se këtë persona janë sërish interesantë, ndaj dhe mund t’ju ndodhë të keni një pëlqim ndaj një personi që ka qenë gjithnjë pranë jush, por nuk e kishit menduar më përpara se do të kishit një ndjesi për të.

Cili është morali i kësaj historie? Nëse jeni vërtet i lumtur dhe i përmbushur me marrëdhënien tuaj, ju vërtet do të keni sy vetëm për partnerin/en tuaj. Por nëse ndjenja e dashurisë fillon të zbehet me shumë mundësi ju do të filloni sërish të shikoni edhe persona të tjerë. Problemi nuk është asnjëherë te ju, por te marrëdhënia juaj, ndaj llogaritë bëjini vetë në fund të ditës.

Shperndaje