Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo është arsyeja se pse motra juaj më e vogël ka më shumë gjasa sesa ju që të bëhet milionere

Kjo është arsyeja se pse motra juaj më e vogël ka më shumë gjasa  sesa ju që të bëhet milionere
August 02
13:36 2016

Të jesh fëmija më i vogël i shtëpisë ka qenë gjithnjë stresuese. Motra ose vëllai, më të mëdhenj sesa ju, kanë tendencën t’jua “nxijnë jetën” dhe t’ju bëjnë fajtorë për gjithçka ndodh në shtëpi. Por prisni një moment, mos u demoralizoni! Nëse jeni fëmija më i vogël në shtëpi, lutjet tuaja janë dëgjuar! Sipas studimit të ri, ju keni më tepër gjasë të bëheni milionerë sesa motra apo vëllai më i madh.

Sipas universitetit të Birmingham-it, fëmijët më të vegjël janë të prirur të ndërmarrin iniciativë për biznes sesa fëmijët e mëdhenj. Studimi u krye në 6300 familje britanike dhe sipas rezultateve, 69% e fëmijëve më të vegjël të familjes kishin arritur të kishin poste drejtuese deri në moshën 38-vjeçare.

Kjo kishte ndryshim vetëm në familjet që kishin trashëguar biznese sepse në to, fëmijët e mëdhenj kishin marrë drejtimin e punëve duke pasur si rrjedhojë të ardhura më të larta sesa fëmijët e vegjël.

Studimi është publikuar në faqen zyrtare të psikologjisë dhe në të thuhet se fëmijët më të vegjël janë më “rebelë” dhe marrin rriziqe; ata u referohen modeleve të suksesshme dhe janë më praktikë.

Nëse je fëmija më i vogël në shtëpi, urime, ke një mundësi për të festuar! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje