Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo bluzë që do të bënte revolucion nuk u lejua në 1995-n. Sot revolucioni po ndodh!

July 28
12:19 2016

Bluza në 1995

Nëse kthehemi pas në kohë, në vitin 1995, që një femër të bëhej presidente e SHBA-ve ishte gjëja e fundit që mund të mendohej. Megjithatë, një grua me kurajë, që tanimë është 70 vjeçe, krijoi dizajnin e një bluze për ta nxjerrë në treg duke shkruar: “Someday a woman will be PRESIDENT!” (Një ditë një grua do të bëhet presidente).

Menjëherë pas nxjerrjes së këtij produkti në treg nisën edhe polemikat e para, ndaj u vendos që kjo bluzë mos të qarkullonte më lirshëm. Por duket se ironia e fatit ka ndodhur pasi dje Hillary Clinton shkroi historinë, duke u bërë e para femër që kandidohet për presidente e SHBA-ve.

Thuhet se në 1995-n, bluza u hoq nga qarkullimi me pretekstin se kjo thënie në bluzë ofendonte parimet dhe vlerat e familjes amerikane, pasi gruaja duhej të qëndronte në shtëpi për të gatuar, pastruar dhe për t’u kujdesur për familjen pa pasur ambicien për poste të rëndësishme.

Po mendohet që kampi demokrat të sponsorizojë prodhimin e të njëjtës bluzë, me të njëjtin dizajn, për të mbështetur Hillary Clinton në garën për presidente. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje