Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këshillat e një babai për vajzën e tij: “Kështu duhet të jetë mashkulli me të cilin do të ndash jetën…”

Këshillat e një babai për vajzën e tij: “Kështu duhet të jetë mashkulli me të cilin do të ndash jetën…”
July 01
19:34 2016

Blogeri dhe shkrimtari Raquel Isabelle de Alderete, i cili është i njohur nëpër rrjete sociale për shkrimet e tij, së fundmi ka publikuar një listë këshillash për vajzën e tij në lidhje me partnerin që ajo do të martojë një ditë. Këto këshilla kanë marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë përhapur menjëherë shkrimin. Ndiqni më poshtë dhe nëse edhe ju jeni vajza në kërkim të partnerit me të cilin do të ndani jetën, jemi të sigurt që edhe babai juaj mendon kështu…

  • Mashkulli i jetës tënde duhet të jetë dikush që të bën të qeshësh

“Dil me meshkuj që të bëjnë të qeshësh, por martohu me një djalë që të bën të të dhembë stomaku nga të qeshurat. Nëse ke një moment të vështirë dhe ai ta kthen në gjënë më të lehtë në botë, ai është për ty. Bota nuk është një vend i qetë. Shumë herë do të ndjesh dhembje. Sigurohu ta ndash dhembjen me dikë që ta bën më të lehtë. Kur jeta bashkëshortore do të fillojë të bëhet monotone, ti do të kesh nevojë për dikë që të bën të qeshësh…”

  • Besoju instinkteve të tua

“Nëse në një moment të vetëm ti do të ndihesh e pambrojtur, e vetme dhe e lënë pas dore, ai moment është jeta jote! Çohu dhe largohu një herë e përgjithmonë. Më mirë të trishtohesh një moment kur ndahesh sesa të mërzitesh pasi të jesh martuar. Nëse për një çast ndjen se kjo nuk është marrëdhënia që ti meriton të jesh, kjo ndodh sepse me të vërtetë meriton më shumë. Ndjesitë nuk gënjejnë”.

  • Nëse të kërkon të ndryshosh, ai nuk është për ty

“Ti je perfekte në mënyrën tënde. Fundja, të gjithë jemi. Nëse dikush të kërkon të ndryshosh, kjo do të thotë se ai do personin që ka në imagjinatën e tij dhe jo personin real, që je ti. Duhet të martohesh me dikë që i njeh, i di dhe i mbështet të gjitha mangësitë e tua, madje i sheh ato si aspekte që të bëjnë të veçantë”.

  • Nëse ti lëndohesh, babi është këtu për të të përqafuar

“Meshkujt shumë herë janë të pakujdesshëm. Edhe unë kam qenë ndonjëherë më nënën tënde, por kjo nuk ma ulte asnjëherë dashurinë për të. Pendohesha shpejt dhe përpiqesha ta merrja me të mira. Ndërkohë që unë kaloja këtë proces në mendje, ajo nuk ngurronte të hidhej në krahët e të atit ku ndjente mbështetje. Derisa u bëra vetë baba nuk e kam kuptuar, tani e di ç’do të thotë. Bukuroshja ime, nëse një lot do të të rrjedhë në faqe, eja ta largojmë bashkë mërzinë, në mëngjes gjithçka do të jetë rregulluar…”

 

 

Shperndaje