Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këshilla seksi nga Papa

Këshilla seksi nga Papa
April 18
13:14 2016

Në botë, edukimi seksual  është inekzistent për shumë vende. Edhe në SHBA, ku seksi nuk është aq tabu sa në vendet e tjera,  rreth gjysma e shteteve praktikojnë një politikë të matur mësimdhënieje kur bëhet fjalë për seksin.  Programet e shkollave i mësojnë fëmijët të qëndrojnë  të virgjër deri në martesë dhe se forma më e mirë e mbrojtjes ndaj seksit është të mos e bësh atë. Megjithatë, studimet sugjerojnë se ky lloj edukimi nuk e ul shtatzëninë në moshat e vogla. Në propozimet e fundit të buxhetit, presidenti i SHBA-së, Obama, rekomandoi një buxhet prej 10 milionë dollarësh për këto programe edukimi. Në letrën e tij ndaj dashurisë dhe familjes, Papa Françesku  dukej se binte dakord. Në dokumentin 263 faqesh, i publikuar së fundmi, ai përqafon çiftet e të njëjtit seks ndërkohë që refuzon bashkimin e tyre në martesë, dënon abuzimin seksual të fëmijëve dhe argumenton për një edukim më të mirë të kësaj teme.

Koncili i dytë i Vatikanit ka folur për nevojën e një arsimi pozitiv dhe të matur rreth seksit që u duhet dhënë fëmijëve dhe adoleshentëve ndërkohë që ata rriten. Ne mund të pyesim veten nëse institucionet tona arsimore e kanë marrë përsipër këtë sfidë. Në vijim është një shkrim i shkurtër i atij që Papa quan program edukimi pozitiv për seksin:

“Modestia ka ende rëndësi. Ajo është një mjet i natyrshëm, me të cilën ne mbrojmë privatësinë tonë dhe mbrojmë veten në shndërrimin si objekt për t’u përdorur nga të tjerët. Pa një ndjenjë modestie, dashuria dhe seksualiteti shndërrohen në mani dhe sjellje të sëmurë që shtrembëron aftësinë tonë për të dashuruar. Koncepti i modestisë mund të duket pak i vjetruar, por  ka për qëllim mbrojtjen e njerëzve nga fiksimi për pjesët e trupit.

“Seksi i mbrojtur” është një term i çuditshëm sepse deformon një nga arsyet kryesore për të bërë seks, e cila është të pasurit pasardhës. Masturbimi ka pasoja të padëshiruara.  Është gjithnjë një papërgjegjshmëri t’u edukosh adoleshentëve të “luajnë” me trupin dhe dëshirat e tyre. Ata përfundojnë në këtë mënyrë duke u inkurajuar për të përdorur personat e tjerë si një mjet për përmbushjen e nevojave apo kufizimeve të tyre”. Papa sugjeron se mësimdhënia e tillë ku fëmijët përqendrohen në dëshirat e tyre dhe vijën që lidh trupat e tyre dhe të të tjerëve rrezikon t’i kthejë ata në objekte të thjeshta për kënaqësi. “Fëmijët janë të mbingarkuar nga mesazhet për seksin. Përtej vështirësive të kuptueshme që individi mund të kalojë, të rinjtë kanë nevojë për ndihmë për të pranuar trupin e tyre ashtu si është krijuar.  Një vlerësim i trupit tonë si mashkull apo femër, është gjithashtu i nevojshëm për vetëndërgjegjësimin tonë në krahasim me të tjerët, të ndryshëm nga vetja”.

Në pika të tjera në letrën e Papës, ai sugjeron se zgjedhja e gjinisë është kundër vullnetit të Perëndisë.  “Le të mos biem në mëkat duke zgjedhur të bëjmë ne krijuesin.  Ne jemi krijesa, nuk jemi i gjithëpushtetshmi. Trupi ynë dhe gjinia na është dhënë si dhuratë dhe duhet ta marrim si të tillë”.

Ai ka theksuar sërish rëndësinë e biologjikes në të cilën jemi lindur, duke e konsideruar arrogancë zgjedhjen e gjinisë nga persona të ndryshëm.  Çdo interpretim i teksteve fetare se gratë duhet të shihen si objekt seksual për meshkujt është i gabuar.  Ai bie dakord për dhënien reciproke të partneritetit seksual. Në vend të të folurit me superioritet për virgjërinë, Papa ka thënë që çdo fazë e jetës është e rëndësishme. Edhe pse ai nuk e thotë qartë dhe dukshëm nëse duhen kryer marrëdhënie para martesës apo jo, Papa shkruan se virgjëria është një formë e dashurisë.

 

Etiketimet
Shperndaje