Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jam me aftësi të kufizuara, por dua të dashuroj!

Jam me aftësi të kufizuara, por dua të dashuroj!
March 21
14:29 2016

Një letër e hapur nga një 34-vjeçare me aftësi të kufizuara që në lindje.

Disa njerëz fantazojnë për takimin e tyre të parë me dikë që duan pasi kanë kaluar eksperienca të tjera.

Unë? Unë fantazoj për takimin e parë me një mashkull.

Puthjen e parë.                             

Të dashurin e parë.

Pse? Sepse ende nuk kam përjetuar asgjë nga këto. Jam 34 vjeçe sot dhe nuk kam pasur asnjë lidhje.

Kam lindur me sindromën Freeman-Sheldon, një sëmundje në kocka dhe muskuj që të bën të pamundur lëvizjen e duarve, këmbëve si dhe të shkakton deformime në fytyrë, që janë shumë të vështira për t’u rregulluar. Gjatë rritjes kam bërë më shumë se 20 operacione kirurgjikale, çka do të thotë se kam kaluar më shumë orë të jetës nëpër spitale sesa në shtëpi.

Këto kanë ndodhur përpara se të merrja vesh ekzistencën e rrjeteve sociale, ku shoh vazhdimisht çifte të lumtura. Gjëra të tilla, në fakt, i kam vënë re gjatë gjithë kohës edhe kur isha në shkollë. Vetja më duket shumë jashtë botës, sikur jam një spektatore dokumentari e një jetë që nuk i përkas aspak.   

Fakti që kam këto kufizime fizike nuk më ka bërë të kem kufizime shpirtërore. I kam kaluar të gjitha fazat e adoleshencës njësoj si bashkëmoshatarët e mi, vetëm se unë nuk mund të shprehesha për pëlqimet e mia, ndërsa ata mund ta bënin.  

Prindërit më kanë mësuar të jem e fortë dhe t’i tregoj botës se sa vlej. Dhe mund të them se ia kam dalë. Por fakti që jam treguar gjithnjë kaq e fortë në pamjen e jashtme i ka bërë të tjerët të besojnë se jam me të vërtetë aq e lumtur me jetën time dhe anashkalojnë faktin se brenda nuk jam aspak e tillë.

Kështu mendoja deri në momentin që vendosa të hapja një blog dhe të rrëfeja aty mendimet e mia të sinqerta. Gjatë kohës që shkruaja për veten dhe jetën që kaloj, kuptova se isha unë ajo që ia kisha dhënë vetes dhe të tjerëve mundësinë që të më shihnin e perceptonin me aftësi të kufizuara. Unë isha fokusuar aq shumë te pamundësia e të qenit seksi dhe e pëlqyer saqë kisha harruar të merresha me veten time të brendshme. Kisha harruar se unë jam e sinqertë, inteligjente, e dashur dhe besnike. Kështu vendosa ta definoja veten sepse ato bukuritë fizike, jo vetëm tek unë që kështu kam lindur, por edhe te femrat e paraqitshme, një ditë do të veniten.

Historia ime mund të jetë ndryshe nga e gjithë të tjerët, por mua po më pëlqen”.

Shperndaje