Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja si ndikon mënyra e prindërimit mbi të ardhmen e fëmijës tuaj

Ja si ndikon mënyra e prindërimit mbi të ardhmen e fëmijës tuaj
June 18
14:27 2016

Një grup studiuesish me në krye profesorin Nishimura Kazuo nga universiteti “Kobe” dhe Yagi Tadashi nga universiteti “Doshisha” për ekonominë, kanë publikuar rezultatet e një investigimi të imtësishëm mes marrëdhënies me prindërit në fëmijëri dhe karrierës e jetën që kanë më vonë këta të fundit. Ata mblodhën përgjigjet e mbi 5000 femrave dhe meshkujve, mbi pyetje si: “A ju kanë besuar prindërit?”; “A keni ndierë mbështetje nga prindërit?” etj. Duke i mbledhur të gjitha përgjigjet, studiuesit kanë krijuar një skemë të posaçme për të identifikuar katër faktorë kryesorë: interesimin, besimin, rregullat dhe pavarësinë. Bazuar në këta katër faktorë, studiuesit kanë bërë një ndarje të mënyrave të prindërimit si në kategoritë më poshtë (bazuar te përgjigjet e mbledhura):

  1. Prindër mbështetës:
  • Nivel i lartë i pavarësisë
  • Nivel i lartë i besimit
  • Nivel i lartë i interesit (pra është transmetuar interesi te fëmija)
  • Kohë e gjatë e kaluar bashkë prind-fëmijë
  • 2. Prindër striktë:
  • Nivel i ulët i pavarësisë
  • Nivel mesatar i besimit
  • Nivel i lartë i interesit te fëmijët
  • Shumë rregulla
  • 3. Prindër tolerantë:
  • Nivel i lartë besimi
  • Nivel i lartë i qëndrimit bashkë
  1. Prindër moskokëçarës:
  • Nivel i ulët i interesit te fëmija
  • Nuk janë strikt
  • Pak kohë e kaluar bashkë
  • Pak rregulla
  • 5. Prindër të ashpër:
  • Nivel i ulët i interesit
  • Nivele të ulëta të pavarësisë
  • Nivele të ulëta të besimit
  • Strikt

Sipas këtyre ndarjeve dhe se si këta persona kanë performuar më vonë në jetë, është dalë në përfundimin se fëmijët që kanë pasur prindër mbështetës kanë: rroga më të larta, performancë më të mirë në shkollë dhe janë më të lumtur. Ndërkohë që ata që treguan se prindërit e tyre janë sjellë strikt, jo domosdomërisht kanë rrogë  dhe performancë akademike më të ulët, por janë më pak të lumtur dhe më shumë të stresuar.

Komento
Shperndaje