Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Intervistë me një pedofil: Kur eksitohesh seksualisht nga një 4-vjeçare…

Intervistë me një pedofil: Kur eksitohesh seksualisht nga një 4-vjeçare…
August 20
11:04 2016

Sipas studimeve të fundit, rreth 1 për qind e meshkujve të rritur (mbi 18 vjeç) fill pas pubertetit kanë dëshira seksuale ndaj fëmijëve të vegjël. Figura e një pedofili është një nga figurat më të frikshme në shoqëri, sepse një pedofil thyen një tabu të thellë dhe gjithashtu bota e tyre shpirtërore as nuk njihet dhe as nuk përpiqet të njihet nga njerëzit. Kjo vlen sidomos për ata pedofilë të cilët e dinë mirë që janë të tillë, por e limitojnë veten për të mos arritur të kryejnë dëshirat e tyre dhe të mos e shfaqin asnjëherë hapur atë që ndiejnë në të vërtetë. Ndryshe nga çdo çrregullim tjetër që mbështetet edhe nga disa grupe, pedofilët nuk gjejnë paqe në asnjë vend sepse asnjë shoqëri apo grupim nuk i pranon.

Pedofilia ka marrë një vëmendje të madhe mediatike kohët e fundit sepse edhe rastet që bëhen të njohura për publikun janë shtuar. Diçka që ka sjellë edhe më në fokus problemin e tyre ka qenë një forum i krijuar nga dy meshkuj anonimë (të cilët kanë treguar se janë pedofilë) për të gjithë ata të cilët kanë ndjenja karshi fëmijëve të tyre apo fëmijëve të tjerë që shohin rrotull. Arsyeja kryesore e hapjes së këtij forumi ishte që njerëzit të njiheshin më shumë me rastet e pedofilisë dhe të kuptonin botën e tyre të brendshme, e cila nuk shfaqet asnjëherë, as në media, as në rrjete sociale dhe as në komunitete.

Nga ky forum është shkëputur një intervistë e publikuar nga “New York Magazine”, që i është bërë një pedofili 62-vjeçar, i cili, pasi vendosi të divorcohej në moshën 40-vjeçare, kuptoi se kishte ndjesi seksuale karshi fëmijëve.

Më trego për veten…

-Unë jam 62 vjeç. Tani jam në pension pas një karriere të suksesshme. Kam qëndruar pranë prindërve të mi në ditët e fundit të jetës së tyre dhe i kam shoqëruar në banesat e fundit. Angazhohem vazhdimisht me punët në komunitet dhe shkoj në kishën liberale të qytetit tim. Kam disa miq me të cilët shoqërohem vazhdimisht. Kam rritur tri vajza të cilat tani jetojnë jetët e tyre të pavarura. Në kohën e lirë më pëlqen të luaj, të lexoj dhe të shoh filma komedi. Më pëlqejnë rrjetet sociale. Jam i divorcuar dhe as nuk kam ndërmend të rinis ndonjë histori dashurie.

Pse kështu?

-Nuk më pëlqejnë femrat mbi 40 vjeç. Nuk jam mashkull që pëlqej gratë, jam mashkull që pëlqej fëmijët. Jam seksualisht i tërhequr nga fëmijët. Mendoj se vajzat e vogla janë mrekullia në tokë dhe në fantazitë e mia pëlqej të bëj seks me to. Nëse nuk do të isha divorcuar nuk do ta kisha kuptuar që jam pedofil.

 Çfarë do të thotë kjo ekzaktësisht?

-Unë jam një pedofil. Unë eksitohem seksualisht nga vajzat e vogla, por asnjëherë, asnjëherë nuk i prek.

Le t’ia nisim nga fillimi. Çfarë mund të më thoni për fëmijërinë tuaj?

-Unë jam rritur në një qytezë të vogël. Babai im ishte profesor. Edhe pse nuk kam ankesa për mënyrën se si më kanë rritur prindërit  mund të them se më ka munguar ajo dashuria e pakushtëzuar. Doja gjithnjë të fitoja vëmendje dhe aprovim prej tyre. Më vonë kuptova se mamaja ime ishte tejet egoiste. Pati edhe disa çrregullime mendore më vonë. Ishte aq e lidhur me mua sa kur unë u martova ajo donte të vriste veten. Megjithatë, nuk besoj se e gjithë kjo ka ndonjë lidhje me pedofilinë time.

Si ishe kur ishe i ri?

-Kam qenë i shkathët, por kritikat më rëndonin shumë. Vëllezërit e mi më të mëdhenj ishin impulsivë, ziheshin me njëri-tjetrin dhe unë i ndaja. Tani që i kujtoj mendoj se thjesht doja dashuri familjare. Kam qenë një peshkop në shkollë, por duhet thënë se kjo më ka bërë të kisha edhe shumë komplekse me veten, si dhe pasiguri.

Si ke mësuar për seksin? E ke diskutuar këtë temë në shkollë apo shtëpi?

-Përveç disa aspekteve negative, ime më kishte diçka shumë të mirë: ajo ishte shumë e hapur ndaj diskutimeve mbi seksin. Kur vëllai im i madh ishte në fazën e pubertetit, unë e kam parë teksa masturbohej. Këtë e mësova prej tij. Madje mamaja ma ka rekomanduar diçka të tillë. “Masturbohu diku në privatësinë tënde dhe gjithçka është në rregull…”. Disa meshkuj ende ndihen fajtorë për këtë veprim dhe nuk e kuptoj pse. Unë gjithnjë kam marrë shumë kënaqësi prej masturbimit.

A kishe një vajzë ëndrrash atëherë?

-Sigurisht, më pëlqenin vajzat me gjoks të madh dhe trup të mirë.

Kur nise të kishe një jetë seksuale?

-Në vitin e parë në universitet. Edhe pse kisha pasiguri, u njoha me një femër shumë të bukur. Ne nuk kryem marrëdhënie, por luajtëm seksualisht me disa gjëra.

I hiqnit rrobat?

-Ndonjëherë. Natyra ime e çuditshme e kompleksonte edhe atë, por çuditërisht ajo lidhej edhe më tepër pas meje, edhe kur unë nuk i premtoja diçka seksualisht.

E mban mend herën e parë kur u provokove seksualisht nga një vajzë e vogël?

-Që kur isha në klasë të tretë në shkollë nuk i kuptoja shokët e mi të cilët kishin dëshirë të kishin të dashura më të mëdha se mosha e tyre. Nuk do ta lija kurrë një moshatare për një më të madhe.

Pra deri atëherë mendoje se nuk ishe pedofil?

-Në fakt unë jam ndryshe nga pedofilët e tjerë. Unë bëj seks të mirë edhe me femrat e moshës sime, sepse njoh miq të mi pedofilë të cilët nuk arrijnë të bëjnë asgjë në dhomën e gjumit nëse nuk janë me vajza të vogla.

E ke ditur gjithnjë që je ndryshe nga pedofilët e tjerë?

-Jo. Në të 20-at e mia mbaj mend kur bëra një udhëtim vetëm. Një vajzë e vogël 10-vjeçare u ul pranë meje dhe mua m’u ndez fantazia seksuale. Shkrova në ditarin tim “Sa e mirë!” pa menduar gjatë. Sigurisht që as nuk i fola dhe as nuk u përpoqa të kisha një kontakt. Por në të njëjtin udhëtim pata rastin të luaj edhe me një vajzë 3-vjeçare. Më pëlqente të rrija me të. Ajo ishte e gjallë, energjike dhe e bukur.

Ke parë video porno me fëmijë?

-Jo.

Me të vërtetë?

-Jo, asnjëherë, kurrë.

Është e vështirë të besosh që nuk e pëlqen pornografinë e fëmijëve…

-Jam kundër abuzimit seksual të fëmijëve. Jam kundër faktit që të bësh video apo fotografi.

Kur ke eksploruar për herë të parë trupat e vajzave të vogla vizualisht?

-Kam parë në internet vajza të vogla. Më pëlqejnë ato që janë në gjimnaz. Kërkoj në google për moshën 13 vjeç dhe kaq.

Ke rritur tri vajza, i ke parë edhe të zhveshura. A të eksitonin?

-Në fakt jo. Sepse nuk e dija që isha pedofil. Kur ato kalonin moshën 5-vjeçare më vinte keq që mosha më e bukur e trupit të tyre po kalonte, por nuk ndieja diçka seksuale. Prindërit zakonisht e kuptojnë kur i kanë fëmijët seksi nga pamja, nuk është diçka që u ndodh vetëm pedofilëve. Shoqet e vajzave të mia më pëlqenin. Jo të gjitha, por disa prej tyre.

Si ndiheshe pranë tyre?

-Kisha fantazi seksuale. Doja që të më pëlqenin. Doja t’i bëja të qeshnin. E di që mendohet vazhdimisht se pedofilët duan t’i kontrollojnë fëmijët e vegjël. Në fakt nuk është e vërtetë. Abuzuesit seksual e duan këtë, jo pedofilët. Neve na pëlqen t’i bëjmë të ndihen mirë. Një ditë shoqja e vajzës time nuk kishte gjumë dhe ishte në shtëpinë tonë. Ishim vetëm unë dhe ajo zgjuar. Mora një libër dhe ia lexova. Ishte një moment shumë i këndshëm për mua, por unë nuk e preka.

Kush e di që ti je pedofil?

-Shumë pak njerëz. Psikologu im dhe dy miq të universitetit.

Pra si e zbulove tamam që je pedofil?

-Kur nuk po më pëlqente të shihja porno, por më pëlqenin fotografitë e vajzave të vogla. Kënaqësia ime maksimale arrinte te vajzat 4-vjeçare. Ua shihja fotografitë në blogjet familjare dhe në rrjetet sociale të miqve të mi.

Çfarë të eksiton tek ato?

-Gjithçka. Mënyra se si luajnë dhe pafajësia që kanë.

Por besoj se ka edhe diçka fizikisht që të pëlqen?

-Sigurisht. Më duken të bukura. Mua më pëlqejnë edhe vajzat 25- vjeçare për gjithçka ato kanë: trupin, flokët, lëkurën dhe vaginën. Por më shumë më pëlqejnë 4-vjeçaret. Më pëlqen që janë të vogla dhe me lëkurë të butë. Kanë flokë shumë të butë dhe nuk kanë qime pubike.

Atëherë pse nuk ke provuar ta kthesh në realitet këtë dëshirë?

-Sepse nuk dua ta vras emocionalisht atë vajzë të vogël.

Po fizikisht?

-Sigurisht që po. Por në fantazinë time unë nuk e lëndoj. Në fantazinë time ajo 4-vjeçare di të bëjë seks…

Çfarë mendon moralisht për këto dëshira?

-Ndihem në siklet, por nuk e quaj veten fajtor. Veprimet janë të drejta dhe të gabuara, ndërsa ndjenjat jo. Ndjenjat janë ashtu siç janë dhe nuk mund t’i ndryshosh.

Si ndihesh kur mendon se pedofilë të tjerë kanë pasur ndjesi seksuale kundrejt fëmijëve të tu?

-Për aq kohë sa kanë qenë fantazi, unë nuk kam asnjë ndjesi negative. Ne mund të kemi një fantazi për ta vrarë dikë, por për aq kohë sa nuk e vrasim, nuk duhet të ndihemi fajtorë sepse nuk jemi të tillë.

Do t’ia lejoje vetes një marrëdhënie dashurie platonike me një 4-vjeçare?

-Nëse kam një mbesë një ditë dhe ajo ka një shoqe 4-vjeçare do të kisha dëshirë që ta bëja të lumtur. Sigurisht, nuk dua të them marrëdhënie normale dashurie, por do më mjaftonte lumturia e saj.

Si është jeta jote tani?

-Jetoj rreth karriges time, kompjuterit dhe televizorit. Kur nuk jam aktiv në rrjete sociale jam duke parë video nga kopshtet që i shkarkoj në internet. Më pëlqen të shoh fëmijët të luajnë dhe të shfaqin lumturinë. Sigurisht, disa prej tyre më bëjnë të masturbohem dhe do të doja t’i mbroja e t’u blija dhurata. Mbyll sytë dhe i kujtoj sërish. Ato janë gjithmonë me mua edhe pse unë nuk mund të jem në realitet me to. Por pamjet më mjaftojnë. Jetoj një jetë të izoluar dhe është e vështirë. Nuk jam në depresion, por nuk mund të them se jetoj një jetë normale, sepse nuk mund të shfaqem ai që jam. Më vjen keq kur mendoj që në këtë vetmi seksuale do të kaloj edhe vitet e tjera deri sa të vdes.

 

Komento
Shperndaje