Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Infermierja ekstravagante u kthen përgjigje atyre që shajnë pamjen e saj me një letër të hapur

Infermierja ekstravagante u kthen përgjigje atyre që shajnë pamjen e saj me një letër të hapur
July 26
11:40 2016

Një infermiere në Amerikë ka marrë vëmendjen e jo pak portaleve dhe rrjeteve sociale për shkak se pamja e saj ekstravagante, me tatuazhe, “piercing” dhe flokë me ngjyra të ndryshme ka ngjallur jo pak debat te njerëzit që e rrethojnë.

Mary Penney, kur pa se po flitej për të kudo dhe se fotografitë e saj personale po shpërndaheshin dhe rishpërndaheshin disa herë nga njerëz të ndryshëm, vendosi të shkruajë një letër të hapur për të gjithë ata që e kanë komentuar.

“Pas pune shkova në një dyqan të vogël fruta-perimesh për të blerë disa gjëra. Ndërkohë që po bëhesha gati të paguaja, shitësja, duke më parë emrin në përparëse, më tha: “Çfarë pune bën ti aty?” dhe unë iu përgjigja se jam infermiere. Pikërisht në këtë moment ajo m’u kthye: “Më vjen habi që të lejojnë të punosh atje si infermiere me këtë pamje. Çfarë mendojnë pacientët e tu për flokët e tu të çuditshëm?”. Ndërkohë një grua e moshuar kaloi pranë meje dhe unë e pyeta: “Çfarë mendon për flokët e mi?” Ajo, pasi buzëqeshi këndshëm, m’u përgjigj: “Ty të duken bukur zemër, unë nuk kam asgjë me ty, thjesht unë nuk do t’i bëja flokët e mi kështu, nuk më shkojnë…”. Duke u nisur nga ky episod i jetës time dua të them disa fjalë. Nuk mbaj mend ndonjëherë që ngjyra e flokëve të mi të më ketë penguar t’u jap mjekimin e duhur pacientëve. Tatuazhet asnjëherë nuk më kanë penguar t’i shtrëngoj dorën një pacienti apo t’i fshij lotët. “Piercings” që kam në vesh nuk më kanë penguar asnjëherë të dëgjoj rrëfimet e tyre të sinqerta, kërkesat që kanë ndaj meje apo të më thonë dëshirat e fundit përpara se të vdesin. “Piercing” që kam në gjuhë nuk më ka penguar asnjëherë t’i inkurajoj pacientët e mi me fjalë apo t’u flas ëmbëlsisht. Thënë këto, ju lutem më thoni se si ka mundësi që të gjitha këto që përmenda, bashkuar faktit që unë vetëm qesh gjatë gjithë kohës, më bëjnë të papërshtatshme për të qenë një infermiere?” – ka përfunduar Penney.

Sigurisht, kjo letër e hapur u postua nga të gjithë ata që e kanë inkurajuar Mary Penney-in që prej fillimit. /blitz.al/

Shperndaje