Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I riu rrëfen pas eksperimentit sociologjik: “Kjo është jeta e vërtetë me një “Rolex” të shtrenjtë në dorë…”

I riu rrëfen pas eksperimentit sociologjik: “Kjo është jeta e vërtetë me një “Rolex” të shtrenjtë në dorë…”
July 27
12:18 2016

Një djalë i ri, 24-vjeçar, i cili sapo ishte diplomuar për degën e sociologjisë, vendosi të kryejë një eksperiment sociologjik duke marrë borxh një orë “Rolex” shumë të shtrenjtë vetëm për një javë. Ai ishte po i njëjti dhe kryente aktivitetet normale për çdo ditë. E vetmja gjë që ndryshonte ishte ora që mbante në dorë. Djaloshi dëshironte të kuptonte se si jeta e tij do të ndryshonte vetëm nga ky aksesor dhe pas rrugëtimit njëjavor vendosi t’i shprehë gjithë çfarë kishte ndier me anë të kësaj letre.

“Isha shumë i emocionuar kur erdhi kutia e orës “Rolex” në shtëpi. U mahnita menjëherë nga bukuria e orës. Nuk më besohej që ai “Rolex” thjesht ishte i krijuar nga një metal i thjeshtë, më dukej sikur diçka jashtëtokësore ishte përdorur për të ndërtuar një objekt aq të bukur. Shkurtimisht, asnjëherë nuk kisha ndier atë lloj kënaqësie për një aksesor më parë.

Vazhdimisht shikoja orën dhe e kuptoja fare mirë se nuk kisha nevojë të dija se sa ishte ora, por thjesht më pëlqente t’i hidhja një shikim atij objekti magjik. Kisha një ide paraprake se vetëm kjo orë do të mund të kthente jetën time përmbys; do të kisha prestigj, vajza që më vinin nga mbrapa, sytë e njerëzve dhe gjithçka tjetër dëshiron një i ri si unë.

Por kuptova se parandjenjat janë jo gjithmonë të vërteta. Mendova se ndoshta ajo orë do të më bënte që njerëzit kudo që shkelja të kthenin sytë nga unë; në tren, metro, librari, shkollë, punë, market … kudo. Por në fakt, unë isha i vetmi që e vija re orën. Vija re se vetëm ata burra që ishin të fiksuar pas orëve të shtrenjta mundën ta vinin re dhe më hidhnin ndonjë sy, të tjerët më injoronin plotësisht. Mendova se mos ndoshta duhej ta nxirrja më në pah që ta tjerët ta shikonin dhe kur bëra këtë gjë jo vetëm që u ndjeva si një idiot, por mund të lexoja edhe reagimet në fytyrat e njerëzve që mendonin njësoj si unë.

Ajo çka kuptova është se një aksesor i shtrenjtë duhet blerë vetëm për kënaqësi personale dhe jo për dukje, kjo sepse një pjesë shumë e vogël impresionohet nga kjo, vetëm ekspertët dhe të fiksuarit. E vërtetë që unë ndihesha shumë mirë me veten teksa mbaja atë orë në dorë, kisha më shumë besim te vetja dhe isha më optimist. Por për sa u përket të tjerëve, nuk pati kurrfarë rëndësie. E dashura ime dhe miqtë e mi më të ngushtë thjesht më thanë “Ta gëzosh orën e re!”, pa e vrarë mendjen fare që unë mbaja një orë 12 mijë paund në dorë.

Kur nisa këtë eksperiment mendova se “Rolex”-i do të ndryshonte botën time, por në fakt jo, thjesht më ndryshoi botëkuptimin. /blitz.al/

Komento
Shperndaje