Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historia frymëzuese e dy mikeshave që takohen pas 80 vitesh do t’ju lërë pa fjalë

Historia frymëzuese e dy mikeshave që takohen pas 80 vitesh do t’ju lërë pa fjalë
July 14
16:19 2016

Peggy Rouse është 97 vjeçe, ndërsa Beryl Goodburn është 95. Ato të dyja kanë qenë mikesha të mira në shkollë, por për arsye të trazirave në vendin ku jetoni dhe periudhës së keqe për sa i përket telekomunikacionit, ato nuk mundën ta ruanin miqësinë e tyre. Por pas 80 vitesh rastësia i bëri të takohen sërish bashkë. Rastësisht, pa ditur asgjë për njëra-tjetrën, ato janë regjistruar tek e njëjta shtëpi për të moshuarit. Menjëherë sa janë parë nuk kanë ngurruar të përqafohen e të qajnë për këtë rastësi që fati u kishte rezervuar tani që janë në vitet e fundit të jetës së tyre.

“E pabesueshme se si unë e njoha menjëherë Beryl-in. Sapo hyra në derën e azilit e dija që ishte ajo. 8 dekada pa u parë dhe sërish ka një ndjesi të mrekullueshme mes nesh. Vras mendjen sa kohë do të na duhet t’i tregojmë njëra-tjetrës së çfarë kemi bërë këto 80 vite…”, – është shprehur shumë e emocionuar Peggy.

Historia e tyre është bërë e njohur nga vetë përgjegjësit e azilit, të cilët menjëherë e kanë shpërndarë këtë histori frymëzuese të rastësisë së fatit në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë prekur shumë…

Peggy dhe Beryl përpara 80 vitesh

Komento
Shperndaje