Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Histori si nëpër filma! Vajza e marrë rob lajmëron policinë: Shpejtoni! Policia gjen 3 femra të vdekura

Histori si nëpër filma! Vajza e marrë rob lajmëron policinë: Shpejtoni! Policia gjen 3 femra të vdekura
September 17
12:04 2016

Portali i “CNN” ka publikuar një video në të cilën tregohet një histori si nëpër filma. Një vajzë e marrë rob ka bërë të mundur të çlirohet për pak kohë, sepse pengmarrësi ka qenë në gjumë, duke telefonuar policinë. E gjithë biseda mes saj dhe policisë është publikuar në edicionin e lajmeve në “CNN”.

Pasi vajza ka folur me vështirësi duke ulëritur: “Shpejtoni! Shpejtoni!”  Ngjarja ka ndodhur në Ohio dhe Sahën M. Grate, 40- vjeçari pengmarrës, e ka përdorur atë për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Pas 20 minutash në linjë telefonike me vajzën e marrë peng, policia arriti ta shpëtojë duke gjetur edhe 3 trupa femrash të vdekura në shtëpi.

Gjatë bisedës në telefon, vajza ka thënë vazhdimisht se ajo ka qenë e lidhur, ka pasur edhe gjakderdhje dhe shtëpia ka qenë e kyçur kudo në mënyrë që ato mos të dilnin dot nga asnjë derë apo dritare. Ajo ka qenë në dhomë ndërkohë që ka telefonuar policinë dhe ka folur me zë shumë të ulët për të mos e zgjuar pengmarrësin. Vajza ka thënë gjithashtu se në dhomë ndodhej edhe një pistoletë, ndaj dhe policia duhej të shpejtonte pasi gjithçka mund të ndodhte në rast se kuptohej që ajo po fliste në telefon. /Blitz.al/

 

Shperndaje