Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Histori emocionuese! Këto të moshuara realizojnë më në fund ëndrrën e tyre të fëmijërisë

July 22
13:19 2016

...

Besojmë se të gjitha vajzat e vogla në një moshë të caktuar kanë dashur të bëhen balerina. Por ndryshe nga një dëshirë thjesht kalimtare, një grup vajzash kanë pasur edhe talent, mirëpo për një arsye apo një tjetër atyre u është dashur ta lënë baletin dhe nuk e kanë vazhduar dot rrugëtimin e tyre artistik.

Një mësuese e re e baletit, Claire Tracey, vendosi që me aq kontakte sa kishte të mblidhte në një klasë të gjitha ato vajza që e kishin lënë ëndrrën e tyre në gjysmë e që tanimë janë të moshuara, mbi 60 vjeç, duke u falur atyre disa momente të mrekullueshme dhe emocionuese njëkohësisht.

Aq të kënaqura kanë qenë balerinat e moshuara sa vendosën të krijonin një klasë të veçantë dhe të bashkohen të paktën një herë në javë për të mësuar ushtrime të reja baleti. Mësuesja e tyre është gjithashtu e entuziazmuar dhe me shumë mundësi mund të krijojë edhe një shfaqje baleti me këtë grup interesant balerinash.

Komento
Shperndaje