Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Hands”, një këngë dedikuar viktimave të Orlandos

“Hands”, një këngë dedikuar viktimave të Orlandos
July 11
23:03 2016

E gjithë bota u trondit nga sulmi prej të cilit mbetën të vrarë 49 persona në Orlando, pak ditë më parë.

Në përkujtim të viktimave disa nga këngëtarët më në zë të momentit kanë bashkuar zërat e tyre në një këngë dedikuar  personave që humbën jetën në një club homoseksualësh në Florida.  Kënga është një bashkëpunim mes këngëtarëve Jason Derulo, Britney Spears, Tyler Glenn, Selena Gomez, Halsey, Ty Herndon, Imagine Dragons, Juanes, Adam Lambert, Mary Lambert, Jennifer Lopez, the Trans Chorus of Los Angeles, Kacey Musgraves, MNEK, Alex Newell, Pink, Prince Royce, Nate Ruess, RuPaul, Troye Sivan, Jussie Smollett, Gwen Stefani, dhe Meghan Trainor.

Të ardhurat nga ky projekt do të shkojnë për komunitetin LGTB  dhe GLAAD në Florida. Kënga titullohet”Hands” dhe përcjell një mesazh suporti dhe sensibilizues ndaj këtij grupi.

Komento
Shperndaje