Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gruaja nga Somalia rrëfen historinë e tmerrshme: Si është të të presin organin gjenital

Gruaja nga Somalia rrëfen historinë e tmerrshme: Si është të të presin organin gjenital
May 16
11:46 2016

Kjo grua e guximshme shpjegon ndjesinë e të kryerit FGM, gjymtimi gjenital i femrave.

Ndërkohë që për njerëzit në botë gjymtimi gjenital i femrave është një akt i paperceptueshëm dhe i pështirë, për 200 milionë gra është një realitet i frikshëm, sipas një raporti të UNICEF-it.

Praktika e këtij rituali është përhapur në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi dhe zakonisht kryhet në vajzat që kur ato janë foshnja deri në moshën 15-vjeçare, para fillimit të pubertetit.

Efektet e FGM-së mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme, të dhimbshme dhe traumatike, aq sa në disa raste kanë çuar në pasoja të rënda deri në vdekje. Aktivistja Hibo Wardere ka folur për këtë realitet dhe bashkëjetesën me të.

Hibo ka lindur në Somali, ku 98% e femrave e kanë kryer këtë procedurë dhe ajo është vetë viktimë e këtij zakoni.

Ajo ka folur për “Wopman’s Hour” se çfarë gratë përjetojnë pas procedurës dhe si ndryshojnë gjërat më të thjeshta, si urinimi në tualet.

“Ti e kupton që gjithçka ka ndryshuar që në momentin e parë. Edhe procesi i urinimit është i dhimbshëm fillimisht. Në pesë minutat e para përjetohen dhimbje të tmerrshme”. Në moshën 18- vjeçare, Hibo shkoi në Britani dhe shumë e këshilluan të vizitohej te një specialist, i cili do t’i bënte një procedurë të quajtur defibulacion, në të cilën buzët e vaginës hapen në mënyrë kirurgjikale. “Edhe nëse doktori ju ndihmon dhe hapeni, sërish ndryshimi është shumë i vogël. Seksi është shumë i vështirë pasi vrima është shumë e vogël. Mund të ndjeni kënaqësi, por shumë rrallë”, – është shprehur aktivistja.

Por dhembja fizike nuk është asgjë përballë dhimbjes emocionale. “Fillimisht përjetoni një bllokim psikologjik pasi e vetmja gjë që ju shoqëron gjatë gjithë kohës është dhembja dhe trauma që keni përjetuar. Që nga ai moment gjithçka që do të ndodhë në vaginën tuaj do t’ju trembë”.

Edhe pse ende po punohet në ndërgjegjësimin e njerëzve rreth kësaj çështjeje, më shumë se 1700 viktima të FGM i janë drejtuar specialistëve në Britani, edhe pse gjatë 30 viteve kjo lloj ndërhyrjeje është e ndaluar me ligj.

Shperndaje