Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gratë duhet t’i trajtonin kështu burrat në 1955-n! Aktuale apo të vjetruara këto zakone?

Gratë duhet t’i trajtonin kështu burrat në 1955-n! Aktuale apo të vjetruara këto zakone?
September 25
10:32 2016

Do të habiteni që disa prej tyre janë shumë aktuale dhe të tjerat thjesht shumë të frikshme për t’i menduar!

Është shumë interesante të mësojmë vazhdimisht se si disa zakone të së shkuarës në fakt, edhe pse në vite shumë larg 2016-s, janë në kontekst shumë të përafërta. Megjithatë, ka edhe nga ato zakone për të cilat mund të zgurdullosh sytë dhe të thuash me vete: “Me të vërtetë dukej krejt normale kjo gjë atëherë?”

Në 1955-n, një revistë mujore e quajtur “Housekeeping” (ose në shqip, të mbash shtëpinë) publikoi një guidë se si gratë shtëpiake duhej të vepronin në mënyrë të tillë që të konsideroheshin gra të mira për bashkëshortët e tyre dhe nëna të mira për fëmijët.

Më poshtë i gjeni të renditura, vëreni se në sa prej tyre e shihni veten të përfshirë edhe sot.

  1. Darka duhet të jetë gjithnjë gati. Duhet ta planifikosh këtë të fundit një natë më përpara në mënyrë që në momentin që burri vjen në shtëpi ai ta gjejë të shtruar darkën. Të përgatiturit paraprakisht të vaktit i tregon bashkëshortit se ju jeni e kujdesshme dhe e keni gjithnjë në mendje ta kënaqni burrin tuaj.
  2. Gatuani pjatën e tij të preferuar. Kur burrat vijnë në shtëpi, në shumicën e rasteve për shkak të angazhimit në punë ata vijnë vërtet të uritur. Kjo do të thotë se jo vetëm që darka duhet të jetë e përgatitur me kujdes dhe e shtruar në tavolinë, por ajo duhet të jetë e mirë dhe e bollshme edhe në përmbajtje. Gatimi i pjatave të preferuara të burrit tuaj është e nevojshme për ta bërë të mundur këtë.
  3. Rregulloni paraqitjen tuaj përpara se burri juaj të vijë në shtëpi. Përgatituni. Merrni 15 minuta kohë për të fjetur pak  që të jeni e freskët kur ai të hyjë në shtëpi. Vendosni pak make-up dhe mundësisht vendosni një fjongo në flokë. Ai është lodhur së vëzhguari njerëz me veshje pune gjatë ditës, ndaj duhet të qetësojë sytë me një pamje më fëmijërore tuajën.
  4. Bëhuni më lozonjare dhe interesante për atë. Mos harroni që dita e bashkëshortit tuaj mund të ketë qenë vërtet e mërzitshme dhe është detyra juaj që t’i ngrini atij humorin në këto raste.
  5. Rregulloni çdo rrëmujë të mundshme. Bëni një kalim të përgjithshëm rreth e përqark shtëpisë përpara se ai të vijë dhe sigurohuni që gjithçka është në vendin e duhur.
  6. Në muajt e ftohtë, sigurohuni që të ndizni zjarrin e të krijoni një ambient të ngrohtë përpara ardhjes së burrit tuaj në shtëpi. Kjo do ta bëjë atë të ndihet mirë dhe do t’ju shpërblejë me anë të komplimenteve. Ju do të ndiheni edhe vetë shumë mirë.
  7. Bëni gati fëmijët. Lani duart dhe fytyrën e fëmijëve tuaj ose lajini komplet nëse është e nevojshme. Gjithashtu ndërroni vazhdimisht rrobat e tyre.
  8. Kur burri juaj të vijë në shtëpi, sigurohuni që fëmijët të sillen siç duhet. Ata duhet të minimizojnë zhurmat dhe ju duhet të kujdeseni të eliminoni zhurma të tjera që mund të vijnë nga lavatriçja, fshesa me korrent apo sende të ngjashme.
  9. Lumturohuni kur ta shihni bashkëshortin të hyjë në derë. Mirëpriteni me një buzëqeshje të ngrohtë dhe tregoni se jeni e dëshiruar ta bëni atë të ndihet mirë. Gjithashtu mos harroni ta dëgjoni me kujdes.
  10. Mund të kesh 100 gjëra për t’i thënë, por sapo ai ka ardhur në shtëpi nuk është momenti i duhur për ta bërë këtë. Prisni të flasë ai i pari dhe mos harroni se temat e diskutimit që hap ai janë më të rëndësishme se tuajat.
  11. Dhurojini burrit tuaj një mbrëmje të qetë. Mos u ankoni nëse ai vjen vonë në shtëpi ose nëse zgjedh të dalë pa ju marrë me vete. Përkundrazi, mundohuni ta kuptoni botën e tij dhe nevojën që ai ka për të pasur një ambient të qetë në shtëpi.
  12. Rregulloni jastëkun ku ai do të shtrihet dhe ofrohuni t’i hiqni këpucët. Flisni qetësisht duke përdorur një intonacion të ëmbël.
  13. Mos pyesni më tepër dhe as mos kundërshtoni vendimet e burrit tuaj. Mbani mend se ai është shtylla e shtëpisë dhe ka të drejtë në vendimmarrje.
  14. Kur ai bëhet gati të shtrihet, ofrojini një pije të ngrohtë.
  15. Një grua e mirë e di gjithnjë vendin e saj.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje