Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gazetarja me “hijab” jep lajmin e sulmit në Nice, revoltohet kryeredaktori: “S’u besoj dot syve!”

Gazetarja me “hijab” jep lajmin e sulmit në Nice, revoltohet kryeredaktori: “S’u besoj dot syve!”
July 19
11:38 2016

Ngjarjet e sulmit të tmerrshëm në Nice, ku një kamion hyri në mes të turmës duke lënë 84 të vdekur, janë transmetuar në kanalin televiziv “Channel 4” nga një gazetare që quhet Fatima Manji dhe është e veshur me “hijab”.

Për këtë fakt kryeredaktori i “The Sun” është revoltuar duke thënë se nuk mund t’u besonte syve që pikërisht në një lajm të tillë, një gazetare myslimane është duke ndjekur çështjen me imtësi dhe transmeton në kohë reale masakrën që është vepër e ekstremistëve myslimanë. Këtë revoltë MacKenize nuk e ka lënë vetëm me një shprehje në rrjete sociale, por ka publikuar një artikull në “The Sun”.

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi nga redaksia e “Channel 4”: “Komentet e publikuara sot nga z.MacKenzie kanë qenë ofenduese, të papranueshme dhe tejet raciste. Është shumë gabim që një gazetar të privohet nga detyra e tij/saj vetëm sepse beson në një fe të caktuar, e cila nuk kishte asnjë lidhje me tragjedinë në Nice. Fatima Manji është një nga gazetaret më të mira dhe jemi shumë krenarë që e kemi në ekipin tonë dhe ajo ka mbështetjen tonë kundrejt çdo komenti dashakeq”.

Ndërkohë që pjesë e këtij debati është bërë edhe ministrja e Jashtme, Baroness Warsi, e cila i ka dërguar një letër kryeredaktorit duke i thënë se ashtu si politikanët duhet të jenë të parët që të japin shembullin e mirë të tolerancës, edhe gazetarët kanë të njëjtin mision, duke qenë se janë shumë pranë njerëzve. Ajo e ka dënuar gjuhën raciste të përdorur nga ai. “Fakti që Fatima mund të japë lajmet duke veshur një “hijab” tregon se sa e mrekullueshme Britania është!” – ka përfunduar ajo.

 

Komento
Shperndaje