Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fushë basketbolli brenda Kryeministrisë, Olti Curri: Prandaj s’i kanë dhënë post Braçes

Fushë basketbolli brenda Kryeministrisë, Olti Curri: Prandaj s’i kanë dhënë post Braçes
April 04
09:22 2016

Opinionisti Olti Curri ka postuar në rrjetin social Facebook një foto nga ambientet e brendshme të Kryeministrisë, ku shihet se është ndërtuar një fushë basketbolli. Bashkangjitur fotos, ai ironizon duke thënë se përveç pikturave, kryeministri ka ndërtuar edhe një fushë për sportin e tij të preferuar.

“Prandaj nuk i kane dhënë post Erion Braçes…se kanë pasur hallin e basketbollit.

Në brendësi të Kryeministrisë është ndërtuar kjo fushë basketbolli. Nuk dihet si ndahen skuadrat, por kam përshtypjen se Ilir Beqën dhe Blendi Klosin i ka në skuadër se janë zdapa”,- shkruan ndër të tjera ai.

Komento