Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fundi i filmit “The Notebook” ndodhi në realitet! Historia prekëse që po përlot botën…

Fundi i filmit “The Notebook” ndodhi në realitet! Historia prekëse që po përlot botën…
July 13
10:28 2016

Pas 58 viteve martesë, një çift gjeti vdekjen në Teksas teksa kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin. “Nuk mund ta besoj që një skenë si në filmin “The Notebook” ndodhi në të vërtetë…”, – është shprehur vajza e çiftit, Corina Martinez.

George dhe Ora Lee Rodriguez janë njohur në San Antonio ndërkohë që George punonte si shitës mishi në një market të qytetit. Në këtë kohë ata të dy ndiqnin gjimnazin. Pasi George përfundoi detyrimin ushtarak, ata u martuan menjëherë. Nga kjo martesë patën edhe tre fëmijë.

Sipas burimeve të “KTLA”, të dy bashkëshortët vuanin nga sëmundje të moshës, madje George kishte përjetuar edhe një goditje në zemër kohët e fundit. Megjithatë, edhe pse tragjike, fundi i tyre erdhi me një gjest shumë të bukur dhe romantik. Pikërisht në ditën kur festonin 58-vjetorin e martesës, ata gjetën vdekjen të dy, njëri pas tjetrit.

“Ne i pamë në spital, në shtëpi dhe kudo ku i transportuam bashkë. Ata qëndruan gjatë gjithë kohës me duar të lidhura, ashtu siç gjetën vdekjen. Mamaja gjithmonë na ka thënë se ata do të vdisnin bashkë pasi nuk jetonin dot pa njëri-tjetrin; duket se ajo e ka ndier këtë energji. Parandjenja e saj ka qenë e habitshme. Këto histori ne i ndjekim vetëm në filma”, – tha vajza e tyre.

 

Shperndaje