Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fotot skandaloze të vogëlushes kosovare! Komentuesit, akuza për pedofili…

September 09
11:40 2016

Jetojmë në kohën kur një nga manitë më të mëdha të vajzave është bota e modës.
Me sytë nga yjet botërorë, të rejat shqiptare mundohen të “pushtojnë” tregun duke kryer foto profesionale apo duke iu bashkuar ndonjë agjencie.

Me shumë mundësi, ashtu si shumë të tjera, këtë dëshirë duhet të ketë edhe Menora 8-vjeçare që do të shihni në fotot e mësipërme, ama menjëherë të bie në sy diçka që nuk shkon.

Është e vërtetë që çdokush në moshë të vogël kërkon sadopak të imitojë të rriturit, ama fotot e vogëlushes mund të konsiderohen skandaloze. Edhe me një kalim të shpejtë dallon se seti nuk i përshtatet aspak një vajze të asaj moshe, duke u bazuar në pozat që ajo ka marrë ose, e thënë saktë, në pozat që i është këshilluar të marrë.

Ky set është publikuar në Facebook, duke ndezur reagimet e ashpra të komentuesve, të cilët shprehen se kjo gjë nuk është aspak etike, pasi mund ta bëjë vogëlushen shumë lehtë objekt të pedofilisë.
Sot po bëhet një luftë gjithnjë e më e fortë për të mbrojtur fëmijët, por ja që jo të gjithë e mendojnë njësoj.

Të ketë qenë vallë ideja e fotografit? Po familjarët e Menorës me çfarë syri e shohin? /Blitz.al/

Shperndaje