Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Surpriza që kjo vogëlushe i ka bërë oficerit të policisë po emocionon internetin

August 01
13:17 2016

Vogëlushja 2-vjeçare Bexley Norvel përpara disa ditësh ka kaluar një episod të këndshëm, por falë gatishmërisë së një oficeri policie ajo tani gëzon shëndet të plotë. Vajza e vogël kishte përtypur një monedhë dhe polici kishte bërë të pamundurën që ajo ta nxirrte nga goja pasi vogëlushja kishte pasur marrje fryme.

Por duke qenë se ky veprim mjaft human i policit bëri që Norvel të mos rrezikonte jetën, kjo e fundit, së bashku me familjarët e saj, vendosi që ta surprizojnë oficerin e policisë. Ata e kanë ftuar oficerin, për një pasdite në oborrin e shtëpisë së tyre, për një çaj dhe kek me vogëlushen.

Fotografitë që nëna e vogëlushes ka shpërndarë në Facebook kanë fituar menjëherë simpatinë e ndjekësve, duke i bërë ato mjaft të njohura në rrjetin e internetit.

Oficeri P.Ray ka thënë se është ndier i emocionuar që kaloi një pasdite aq të këndshme me vogëlushen Norvel dhe se tanimë ata të dy janë shokë të ngushtë.

“E ndihmova atë vajzë simpatike dhe sigurisht që do ta bëja për të gjithë fëmijët që do të kishin nevojë për ndihmë, por e veçanta e këtij rasti është se aq e vogël dhe Bexley Norvel diti të thotë “faleminderit” në mënyrën e saj. Jam i sigurt që ky moment emocionues do të rrijë gjatë në memorien time”, – është shprehur oficeri. /Blitz.al/

Shperndaje