Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Festohet “Dita e Princeshave” – gjesti i një vajze të vogël kthehet në frymëzim për të gjithë

June 04
12:04 2016

Një vajzë e vogël ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale në internet pasi ditën që mësuesja e kërcimit u kishte kërkuar të visheshin si personazhi i preferuar i princeshave të “Disney”-t, ajo ishte shfaqur e veshur si një “hot-dog”.

Fill pas postimit të fotove të vogëlushes së veshur si “hot dog”, një hashtag #hotdogprincess (princesha e hot dog-ut) u përhap menjëherë në rrjet, duke e lavdëruar vajzën e duke theksuar se ky ishte një mësim i bukur mbi individualitetin.

Mamaja e vogëlushes, pasi pa se fotot e së bijës ishin kudo dhe ajo po inspironte me qindra persona, vendosi të reagojë duke u betuar se ideja ishte e gjitha e vajzës së vogël dhe se ajo nuk kishte ndërhyrë aspak në këtë zgjedhje, madje i kishte kërkuar të vishte një fustan princeshe si gjithë vajzat e tjera, por ajo nuk kishte pranuar kurrsesi.

Mesazhi i kësaj vajze kreative ishte i qartë: në një botë ku të gjithë aspirojnë të bëhen princesha, ti syno të bëhesh ajo që me të vërtetë dëshiron, qoftë edhe një hot-dog!

Shperndaje