Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekspertët e punësimit: Vajza, hiqeni unazën e martesës kur shkoni në intervistë

Ekspertët e punësimit: Vajza, hiqeni unazën e martesës kur shkoni në intervistë
August 22
13:39 2016

Një intervistë pune sigurisht është shumë stresuese. Përpos faktit se një intervistë është shumë e vështirë për tu menaxhuar nga ana psikologjike, një tjetër gjë që e shton edhe më tepër stresin është pamja jonë në një intervistë pune.

Bruce Hurwits, një ekspert i punësimit ka thënë se duhet të keni kujdes tek detajet të cilat nuk iu shkojnë në mendje se mund të hapin probleme. Ai tregon se të gjitha vajzat e martuara duhet që në intervistën e punës ta kenë hequr paraprakisht unazën e fejesës. Në momentin që ju mbani unazën, shefi juaj do të mendojë se ju keni pretendime të mëdha dhe do ta “frikësoni” atë në lidhje me angazhimin e limituar tuajin në punë si dhe për pagën të cilën ju do të donit të kishit. Gjithashtu kolegët tuaj ju shohin me një sy tjetër në momentin që paraqiteni më një unazë fejese.

Koleget vajza do të shfaqin një zili për ju dhe sigurisht do mendojnë menjëherë se ju jeni mendjemëdha. Këto mund të mos jenë fare të vërteta për ju, por fakti që këto stereotipe ekzistojnë do ta bëjnë shumë të vështirë që ju të ndërroni përshtypjen e parë që ata krijojnë.

Sigurisht ju nuk keni pse e fshihni faktin që jeni të martuara por mund ta thoni gradualisht, mos krijoni “barrikada” që në intervistën e parë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje